Prishtinë, 11 tetor 2026 14:55
Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt, në kuadër të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes me Gjermaninë për vitin 2026.
Sipas njoftimit në Facebook, kursi është realizuar nga instruktorë të certifikuar të Policisë Ushtarake të FSK-së, në bashkëpunim me instruktorë të Policisë Ushtarake Gjermane.
“Trajnimi është karakterizuar nga kritere të larta përzgjedhjeje dhe kërkesa të shtuara profesionale. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit zhvilluan dhe avancuan aftësitë e tyre në disa fusha kyçe, përfshirë: Qitjen me armë, Teknikat e vetëmbrojtjes, Vozitjen emergjente, Taktikat e lëvizjes dhe formacionet, Përgatitjen fizike dhe psikologjike”, thuhet në njoftim.
Përfundimi i kursit, siç thuhet, synon avancimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Policisë Ushtarake të FSK-së, ndërsa bashkëpunimi me palën gjermane vlerësohet si i rëndësishëm për shkëmbimin e përvojave dhe ngritjen e standardeve të trajnimit.
“Krahas këtyre fushave, janë realizuar edhe aktivitete të tjera praktike, të përshtatura me natyrën e detyrave dhe përgjegjësive në kuadër të mbrojtjes së afërt, me qëllim të përgatitjes së pjesëmarrësve për përmbushjen efektive të kërkesave operacionale. Përfundimi me sukses i këtij kursi përbën një kontribut të rëndësishëm në avancimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Policisë Ushtarake të FSK-së.
Njëkohësisht, bashkëpunimi me Policinë Ushtarake Gjermane dëshmon rëndësinë e partneritetit ndërkombëtar në shkëmbimin e përvojave dhe ngritjen e standardeve të trajnimit”, u tha në njoftim.

Qeveria planifikon ta procedojë në shkurt 2027 projektligjin për formimin e Xhandarmërisë
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
29 kadetë të FSK-së nisin rrugëtimin ushtarak në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Protesta vazhdon në Prishtinë, Policia raporton hedhje të mjeteve piroteknike
FSK e gatshme për situata komplekse operacionale dhe taktike
FSK avancon kapacitetet e Policisë Ushtarake përmes trajnimit me Gjermaninë
Roth: Serbia e gjorë, pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së
12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, në Arabi