Prishtinë, 21 nëntor 2026 19:40
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar me sukses ushtrime të qitjes me municion luftarak nga mortajat 120 mm të sistemit Vuran, në poligonin e qitjes në Bizë të Shqipërisë.
Aktiviteti është zhvilluar në kuadër të procesit të avancimit të kapaciteteve operacionale të Mbështetjes Luftarake të Komandës së Forcave Tokësore (KFT), me pjesëmarrjen e baterive të Regjimentit të Mbështetjes Luftarake (RML).
Qitjet janë përcjellë nga afër nga komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Mehmet Lladrovci, i shoqëruar nga stafi i tij dhe atasheu ushtarak i FSK-së në Shqipëri. Në aktivitet kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Sipas njoftimit të FSK-së, vizita kishte për qëllim vlerësimin e realizimit të qitjeve, si dhe zbatimin e procedurave të planifikimit dhe ekzekutimit të mbështetjes luftarake përmes zjarrit indirekt.
Gjatë aktivitetit, pjesëtarët e Regjimentit të Mbështetjes Luftarake dëshmuan profesionalizëm në zbatimin e procedurave të sigurisë dhe përdorimin e mortajave 120 mm të sistemit Vuran.
Me këtë rast, gjeneral brigade Lladrovci falënderoi përfaqësuesit e Forcave të Armatosura të Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa pjesëtarët e RML-së për angazhimin dhe përkushtimin në zhvillimin e kapaciteteve operacionale të njësisë.

Sveçla: Fabrika e municionit, dëshmi e partneritetit strategjik Kosovë–Turqi
Policia e Kosovës avancon kapacitetet për menaxhimin e turmave
FSK-së i dhurohet roboti i parë tokësor pa ekuipazh i prodhuar në Kosovë
Radoiçiqit i ndalohet hyrja në Bosnjë – përbën kërcënim për sigurinë
Banjska dhe dyshimet për përfshirjen e strukturave serbe, Islami kërkon masa parandaluese
Ngrihen dyshime për përfshirje të ushtrisë dhe shërbimeve sekrete serbe në sulmin në Banjskë
Vdekje në vendin e punës në Istog, Prokuroria nis hetimet
118 vjet nga Kongresi i Manastirit, 22 Nëntori shënon bashkimin e shqiptarëve përmes alfabetit
Ukraina dyshohet për sulmin me dron ndaj anijes ruse në Gjirin e Finlandës