Prishtinë, 21 nëntor 2026 15:59
Policia e Kosovës ka përmbyllur ciklin e trajnimeve profesionale në modulin “Ballafaqimi me Turma”, me certifikimin e gjithsej 175 zyrtarëve policorë të Njësive për Reagim të Shpejtë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, trajnimi është organizuar në pesë grupe, ndërsa certifikimi i grupit të pestë shënon përfundimin e këtij programi profesional.
Trajnimet janë realizuar nga instruktorët e Drejtorisë së Njësisë Speciale Operative, në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë dhe në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë.
Procesi është zhvilluar nën mbikëqyrjen e Divizionit të Trajnimit, në kuadër të Departamentit të Burimeve Njerëzore.
Policia ka bërë të ditur se ky program është pjesë e aktiviteteve të planifikuara për zhvillimin profesional të Njësive për Reagim të Shpejtë, me fokus në standardizimin e përgatitjes dhe avancimin e kapaciteteve për përmbushjen e detyrave policore.

Sveçla: Fabrika e municionit, dëshmi e partneritetit strategjik Kosovë–Turqi
FSK avancon kapacitetet e mbështetjes luftarake, realizon qitje me mortaja 120 mm në Shqipëri
FSK-së i dhurohet roboti i parë tokësor pa ekuipazh i prodhuar në Kosovë
Radoiçiqit i ndalohet hyrja në Bosnjë – përbën kërcënim për sigurinë
Banjska dhe dyshimet për përfshirjen e strukturave serbe, Islami kërkon masa parandaluese
Ngrihen dyshime për përfshirje të ushtrisë dhe shërbimeve sekrete serbe në sulmin në Banjskë
Vdekje në vendin e punës në Istog, Prokuroria nis hetimet
118 vjet nga Kongresi i Manastirit, 22 Nëntori shënon bashkimin e shqiptarëve përmes alfabetit
Ukraina dyshohet për sulmin me dron ndaj anijes ruse në Gjirin e Finlandës