Prishtinë, 23 nëntor 2026 13:35
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se gjatë qeverisjes së tij ka mbikëqyrur përpjekjet për destabilizimin e Kosovës, përfshirë dërgimin e grupeve paraushtarake për të sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Në një intervistë për gazetën irlandeze “The Irish Times”, të dhënë gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Dublin, Kurti ka deklaruar se grupe të tilla kanë vazhduar të veprojnë kundër institucioneve të sigurisë së Kosovës.
“Gjatë viteve të fundit, gjatë mandatit të presidentit Vuçiq, ata kanë vazhduar të dërgojnë grupe paraushtarake për t’u zënë pritë policëve tanë. Para tri vitesh ata vranë rreshterin tonë të policisë. Presidenti Vuçiq i kishte njerëzit e tij të vegjël të gjelbër, imituesit e Wagnerit”, ka deklaruar Kurti.
Ai i është referuar edhe sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Gjatë intervistës, Kurti ka komentuar edhe zhvillimet politike në Serbi dhe mundësinë e formimit të qeverisë së re nga Lista Studentore, duke thënë se ende nuk është e qartë se çfarë qëndrimi do të mbajë ajo ndaj Kosovës.
“Të dish se kush i humbi zgjedhjet nuk do të thotë se e di edhe kush i fitoi ato”, ka thënë Kurti.
Ai ka shprehur shpresën që qeveria e re serbe të ketë orientim më të madh drejt Bashkimit Evropian, duke vlerësuar se Rusia ka krijuar ndikim të konsiderueshëm në Serbi gjatë qeverisjes së Vuçiqit.
Ndërkaq, sa i përket integrimit evropian të Kosovës, Kurti ka theksuar se vendi meriton statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ai ka thënë se Kosova nuk kërkon trajtim të privilegjuar apo rrugë të përshpejtuar drejt BE-së, por një proces të bazuar në merita, i cili do të shërbente edhe si shtysë për reforma në administratën publike, drejtësi dhe arsim.

Sveçla: Fabrika e municionit, dëshmi e partneritetit strategjik Kosovë–Turqi
FSK avancon kapacitetet e mbështetjes luftarake, realizon qitje me mortaja 120 mm në Shqipëri
Policia e Kosovës avancon kapacitetet për menaxhimin e turmave
FSK-së i dhurohet roboti i parë tokësor pa ekuipazh i prodhuar në Kosovë
Radoiçiqit i ndalohet hyrja në Bosnjë – përbën kërcënim për sigurinë
Banjska dhe dyshimet për përfshirjen e strukturave serbe, Islami kërkon masa parandaluese
Kurti: Vuçiq dërgoi paraushtarakë për t’i sulmuar policët e Kosovës
Kosova e para në botë për kujdes shëndetësor dhe rehabilitim në burgje, sipas vlerësimit të ICPA-së
Shqipëria mohon çdo përfshirje në sulmin ndaj anijes luftarake ruse
Lista Serbe shtyn formimin e një komiteti për komunitetet pakicë