Prishtinë, 25 nëntor 2026 15:38
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se është avancuar shtrirja e sovranitetit dhe prania institucionale e Kosovës në veri të vendit.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se gjatë kësaj periudhe janë luftuar strukturat ilegale dhe janë krijuar kushte për zbatimin e rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e Kosovës.
Ai ka theksuar se forcimi i sigurisë është shoqëruar me luftimin e krimit të organizuar dhe goditjen e grupeve kriminale, duke vlerësuar se këto zhvillime kanë ndikuar edhe në pozitën e Kosovës si faktor i sigurisë dhe stabilitetit rajonal e evropian.
Ndërkaq, njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, në një deklaratë për Veritasinfo, ka vlerësuar se gjendja e sigurisë në veri është përmirësuar dhe është më stabile, falë angazhimit të Policisë së Kosovës.
Shala ka veçuar edhe rolin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, e cila, sipas tij, ka kontribuar në identifikimin e grupeve kriminale dhe parandalimin e aktiviteteve të tyre.
Ai ka theksuar se një element me rëndësi në përmirësimin e situatës është edhe bashkëpunimi ndërmjet komunitetit serb dhe Policisë së Kosovës.
Sipas Shalës, zbulimi i rasteve të armatimit në veri gjatë këtij viti është gjithashtu rezultat i këtij bashkëpunimi, që dëshmon rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në ruajtjen e sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve kriminale.

FSK-ja dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë synojnë shkëmbim më të madh të përvojave
Kurti: Vuçiq dërgoi paraushtarakë për t’i sulmuar policët e Kosovës
Sveçla: Fabrika e municionit, dëshmi e partneritetit strategjik Kosovë–Turqi
FSK avancon kapacitetet e mbështetjes luftarake, realizon qitje me mortaja 120 mm në Shqipëri
Policia e Kosovës avancon kapacitetet për menaxhimin e turmave
FSK-së i dhurohet roboti i parë tokësor pa ekuipazh i prodhuar në Kosovë
Sveçla: Është avancuar sovraniteti në veri, Shala vlerëson rolin e Policisë dhe Agjencisë Kosovare të Intelegjencës
Protestë në Prishtinë kundër vrasjes së grave, kërkohet që femicidi të bëhet vepër e veçantë penale
Mashtrim në emër të Policisë dhe Agjencisë së Sigurisë Kibernetike, qytetarëve u kërkohet kujdes
Qeveria publikon të arriturat e mandatit 2021–2026, thekson rënien e papunësisë në 10.8%