Prishtinë, 25 nëntor 2026 09:54
Një vajzë e mitur, e cila ishte lënduar në një aksident trafiku në Gjakovë rreth një muaj më parë, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, vdekja e saj është konfirmuar më 24 nëntor nga ekipi mjekësor.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.
Aksidenti kishte ndodhur më 27 tetor, në rrugën “Tirana” në Gjakovë, ku ishin përfshirë dy automjete, njëri me targa të Shqipërisë dhe tjetri me targa vendore.
Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, pesë persona kishin pësuar lëndime trupore, tri femra dhe dy meshkuj.
Njëri nga të lënduarit ishte edhe shoferi i dyshuar, i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor ishte dërguar në mbajtje, ndërsa personat e tjerë kishin marrë trajtim mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se rasti vazhdon të jetë nën hetime.

Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për apelimin e dënimit prej 17 muajsh
Sveçla: Asnjë përgjegjësi për vrasjen e Arlindës të mos mbetet pa u hetuar
Mbështetja për Luginën e Preshevës, 4 milionë euro të parapara për vitin e ardhshëm
Radoiçiq dhe Veselinoviq dyshohet se janë arratisur së bashku në Kirgistan
Kosova shënon rekord, investimet e huaja kalojnë 1 miliard euro
Apeli ua konfirmon burgimin e përjetshëm Naim Murselit dhe Granit Plavës
Një muaj pas aksidentit në Gjakovë, e mitura ndërron jetë
Aida Çoroviq: Serbia duhet të përballet me të vërtetën për Kosovën- t’a njoh pavarësinë dhe të hapë arkivat politike
Monumentet dhe asetet kulturore drejt mbrojtjes më të avancuar institucionale
Humbjet e Rusisë në Ukrainë, vlerësohen mbi 720 mijë ushtarë të vrarë