Prishtinë, 22 nëntor 2026 08:55
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara në kuadër të “Ditëve të Kosovës në Izmir”, në Turqi, ku ka theksuar rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve politike, institucionale dhe ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Sveçla ka bërë të ditur se aktivitetet janë zhvilluar për dy ditë, me ftesë të kryetarit të Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Dr. Cemil Tugay.
Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së hapjes, Sveçla ka vënë në pah rëndësinë e shndërrimit të lidhjeve historike, kulturore dhe miqësore ndërmjet dy vendeve në bashkëpunim konkret institucional dhe ekonomik.
Ai ka theksuar se Turqia mbetet partner dhe aleat i rëndësishëm i Kosovës, ndërsa si dëshmi të bashkëpunimit ka përmendur edhe projektet në sektorët strategjikë, përfshirë industrinë e mbrojtjes dhe sigurisë.
Në këtë kontekst, Sveçla ka veçuar projektin për ndërtimin e fabrikës së municionit në Kosovë, i cili, sipas tij, pritet të ndikojë në zhvillimin e kapaciteteve vendore, fuqizimin industrial dhe krijimin e mundësive të reja ekonomike.
Një pjesë të fjalës së tij, ministri ia ka kushtuar edhe komunitetit shqiptar në Izmir, duke vlerësuar se bashkëkombësit që janë vendosur ndër vite në këtë qytet vazhdojnë të ruajnë lidhjet me Kosovën dhe identitetin e tyre kulturor e kombëtar.
Sveçla ka theksuar gjithashtu potencialin e Izmirit dhe komunitetit të tij të biznesit për zgjerimin e investimeve dhe krijimin e partneriteteve të reja ekonomike.
Ai ka vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, komunave, odave ekonomike dhe bizneseve mund t’u japë një dimension të ri marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Në fund, Sveçla ka falënderuar kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Cemil Tugay, për ftesën dhe mikpritjen, si dhe organizatorët për kontributin në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Izmirit.

FSK avancon kapacitetet e mbështetjes luftarake, realizon qitje me mortaja 120 mm në Shqipëri
Policia e Kosovës avancon kapacitetet për menaxhimin e turmave
FSK-së i dhurohet roboti i parë tokësor pa ekuipazh i prodhuar në Kosovë
Radoiçiqit i ndalohet hyrja në Bosnjë – përbën kërcënim për sigurinë
Banjska dhe dyshimet për përfshirjen e strukturave serbe, Islami kërkon masa parandaluese
Ngrihen dyshime për përfshirje të ushtrisë dhe shërbimeve sekrete serbe në sulmin në Banjskë
Vdekje në vendin e punës në Istog, Prokuroria nis hetimet
Sveçla: Fabrika e municionit, dëshmi e partneritetit strategjik Kosovë–Turqi
118 vjet nga Kongresi i Manastirit, 22 Nëntori shënon bashkimin e shqiptarëve përmes alfabetit
Ukraina dyshohet për sulmin me dron ndaj anijes ruse në Gjirin e Finlandës