Prishtinë, 25 nëntor 2026 12:19
Policia e Kosovës ka paralajmëruar qytetarët dhe institucionet për një e-mail mashtrues që po shpërndahet në adresa të ndryshme elektronike, në emër të ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë, kolonel Fehmi Hoti, dhe Agjencisë së Kosovës për Siguri Kibernetike.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shkresa mashtruese mban titullin “Raport: Krim Kibernetik/Droga të paligjshme” dhe paraqitet sikur është dokument zyrtar i institucioneve të sigurisë.
Policia ka bërë të qartë se ky dokument nuk është lëshuar nga institucioni policor dhe as nga drejtori i përgjithshëm, duke theksuar se bëhet fjalë për një mesazh me përmbajtje mashtruese.
Në këtë e-mail, pranuesve u kërkohet që brenda 24 orëve të paraqiten në selinë e policisë, në departamentin e krimit kibernetik, ose të dërgojnë një përgjigje të menjëhershme elektronike. Në të kundërtën, kërcënohen me arrestim të menjëhershëm.
Policia u ka bërë thirrje të gjithë atyre që pranojnë mesazhe të tilla që t’i injorojnë ato, të mos ndërmarrin veprime sipas kërkesave të përmbajtjes dhe të mos dërgojnë përgjigje.
Ndërkohë, institucioni ka bërë të ditur se do ta trajtojë këtë dukuri dhe se, bazuar në elementet që përmban mesazhi, do të ndërmarrë hapa të mëtejmë.

Qeveria publikon të arriturat e mandatit 2021–2026, thekson rënien e papunësisë në 10.8%
Një muaj pas aksidentit në Gjakovë, e mitura ndërron jetë
Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për apelimin e dënimit prej 17 muajsh
Sveçla: Asnjë përgjegjësi për vrasjen e Arlindës të mos mbetet pa u hetuar
Mbështetja për Luginën e Preshevës, 4 milionë euro të parapara për vitin e ardhshëm
Radoiçiq dhe Veselinoviq dyshohet se janë arratisur së bashku në Kirgistan
Mashtrim në emër të Policisë dhe Agjencisë së Sigurisë Kibernetike, qytetarëve u kërkohet kujdes
Aida Çoroviq: Serbia duhet të përballet me të vërtetën për Kosovën- t’a njoh pavarësinë dhe të hapë arkivat politike