Prishtinë, 24 nëntor 2026 10:56
Kosova dhe Shqipëria synojnë të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, me fokus të veçantë në edukimin dhe trajnimin ushtarak, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve ushtarake të të dy vendeve.
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Ferdinant Dimo.
Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimit të dy gjeneralët kanë riafirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy institucioneve ushtarake.
Ata kanë vlerësuar se arsimimi dhe edukimi ushtarak përbëjnë një dimension të rëndësishëm për zhvillimin profesional dhe institucional të të dy forcave.
Gjatë diskutimeve është trajtuar edhe mundësia e zgjerimit të bashkëpunimit në shkëmbimin e përvojave profesionale, si dhe avancimi i mëtejmë i bashkëpunimit ndërinstitucional.
Në njoftimin e FSK-së thuhet se gjenerallejtënant Jashari ka theksuar rëndësinë e bashkërendimit të aktiviteteve në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak, si dhe të shkëmbimit të përvojave, me qëllim të zhvillimit të njohurive dhe aftësive profesionale të personelit ushtarak.
Ky bashkëpunim synon forcimin e kapaciteteve profesionale dhe institucionale të dy forcave ushtarake.

Kurti: Vuçiq dërgoi paraushtarakë për t’i sulmuar policët e Kosovës
Sveçla: Fabrika e municionit, dëshmi e partneritetit strategjik Kosovë–Turqi
FSK avancon kapacitetet e mbështetjes luftarake, realizon qitje me mortaja 120 mm në Shqipëri
Policia e Kosovës avancon kapacitetet për menaxhimin e turmave
FSK-së i dhurohet roboti i parë tokësor pa ekuipazh i prodhuar në Kosovë
Radoiçiqit i ndalohet hyrja në Bosnjë – përbën kërcënim për sigurinë
FSK-ja dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë synojnë shkëmbim më të madh të përvojave
Fetoshi: Presione për një Serbi edhe më kërcënuese, Lista Studentore sinjalizon vazhdimësinë e politikës ekspansioniste
Radoiçiq dhe Veselinoviq dyshohet se janë arratisur së bashku në Kirgistan
Identiteti shqiptar prezantohet përmes kostumeve tradicionale në Kroaci