Prishtinë, 11 tetor 2026 12:00
Qeveria e Kosovës planifikon që në shkurt të vitit 2027 ta procedojë për miratim projektligjin për formimin e Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës.
Formimi i Xhandarmërisë është përfshirë në planet e kryeministrit Albin Kurti, ndërsa sipas planifikimit, projektligji pritet të kalojë fillimisht në Qeveri, para se të vazhdojë procedurat e mëtejshme institucionale.
Xhandarmëria është konceptuar si një strukturë me mision në fushën e sigurisë, përfshirë mbrojtjen e integritetit territorial të vendit.
Kurti ka përmendur më herët formimin e kësaj strukture si pjesë të planeve për zhvillimin e kapaciteteve të sigurisë së Kosovës. Megjithatë, procedimi i projektligjit në Qeveri nuk nënkupton automatikisht edhe miratimin e tij nga Kuvendi, pasi kjo varet nga vazhdimi i procedurave ligjore dhe parlamentare.

Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
29 kadetë të FSK-së nisin rrugëtimin ushtarak në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Protesta vazhdon në Prishtinë, Policia raporton hedhje të mjeteve piroteknike
FSK e gatshme për situata komplekse operacionale dhe taktike
Gecaj: Tre vjet pas Banjskës, Kosova ka forcuar kapacitetet e sigurisë
Qeveria planifikon ta procedojë në shkurt 2027 projektligjin për formimin e Xhandarmërisë
Roth: Serbia e gjorë, pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së
12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, në Arabi
Qeveria e Kosovës: Shfaqja e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së dëshmi e lidhjeve me Serbinë