Prishtinë, 12 tetor 2026 10:13
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka paralajmëruar se kërcënimi i Serbisë ndaj Kosovës vazhdon, duke e lidhur atë me qasjen hegjemoniste të Beogradit dhe aktivitetet e tij ushtarake.
Sipas Maqedoncit, zhvillimet e sigurisë në rajon kërkojnë që Kosova të vazhdojë forcimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse dhe të jetë e përgatitur për t’u përballur me kërcënime të mundshme.
Maqedonci ka përmendur edhe sulmin e armatosur në Banjskë, më 24 shtator 2023, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Ai ka vlerësuar se Serbia mbështet grupe ekstremiste dhe kriminale që synojnë destabilizimin e Kosovës.

Fabrika e municionit në Gjakovë, Kurti paralajmëron prodhimin e parë testues deri në fund të vitit
Sveçla: Është avancuar sovraniteti në veri, Shala vlerëson rolin e Policisë dhe Agjencisë Kosovare të Intelegjencës
FSK-ja dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë synojnë shkëmbim më të madh të përvojave
Kurti: Vuçiq dërgoi paraushtarakë për t’i sulmuar policët e Kosovës
Sveçla: Fabrika e municionit, dëshmi e partneritetit strategjik Kosovë–Turqi
FSK avancon kapacitetet e mbështetjes luftarake, realizon qitje me mortaja 120 mm në Shqipëri
Studentët në Shqipëri themelojnë parti të re politike, quhet “Të Bashkuar për Shqipërinë”
I dënuar për krime lufte, Shaqir Lutvija kërkon shpëtimin nga 10 vjet burgim
Kamberi dhe Mehmeti propozohen në komisionet parlamentare të Kuvendit të Serbisë