Prishtinë, 23 nëntor 2026 07:33
Dorëshkrimet dhe kontributi shkencor i albanologut të njohur Gustav Majer janë vënë në qendër të një libri të ri, i cili sjell dëshmi të rëndësishme për studimin dhe lashtësinë e gjuhës shqipe.
Në promovimin e librit u vlerësua se Majeri ka një rol të veçantë në historinë e albanologjisë, pasi kontribuoi në zhvillimin e metodave shkencore të kësaj fushe dhe në dëshmimin e përkatësisë së shqipes në familjen e gjuhëve indoevropiane.
Krijuesi letrar Begzat Baliu tha se me Gustav Majerin fillon një etapë e rëndësishme e albanologjisë shkencore, e cila më pas u zhvillua edhe nga studiues të tjerë të njohur.
Ndërkaq, studiuesi Bejtullah Destani theksoi rëndësinë e korrespondencës së Majerit me figura të rëndësishme shqiptare, përfshirë Kristoforidhin, Jeronim De Radën dhe studiues të tjerë.
Autorja e librit, Kimete Canaj, shpjegoi se Majeri, i cili fillimisht merrej me studimin e gjuhës greke, gjatë udhëtimeve të tij në Greqi, Itali dhe Ballkan, u njoh me gjuhën shqipe dhe arriti në përfundimin se ajo nuk ishte dialekt i greqishtes, por një gjuhë e veçantë që duhej studiuar në mënyrë të pavarur.
Sipas studiuesve, dorëshkrimet e tij përbëjnë dëshmi autentike të interesimit dhe hulumtimeve ndërkombëtare për gjuhën shqipe, ndërsa njëkohësisht paraqesin material me vlerë për studiuesit e ardhshëm të albanologjisë.

118 vjet nga Kongresi i Manastirit, 22 Nëntori shënon bashkimin e shqiptarëve përmes alfabetit
Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Katër kinema publike bashkohen në rrjetin “KinoRrjeta” për ta ruajtur kulturën e filmit në Kosovë
Filmi “DUA” prezantohet në Nju-Jork, Kosova synon çmimin Oscar
Krenaria shqiptare me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa kryeson Coachella-n
Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë ruajnë dokumente shekullore, theksohet rëndësia e digjitalizimit
Demokratët dominojnë Kongresin amerikan, sigurojnë 258 vende në Dhomën e Përfaqësuesve
Serwer: Beogradi e di se pa njohjen e Kosovës nuk ka anëtarësim në BE
Rusia rrit tensionet me NATO-n, Aleanca mblidhet pas incidentit në Poloni