Prishtinë, 24 nëntor 2026 07:18
Shoqata Kulturore Shqiptare në Kroaci “Shkëndija” ka organizuar një sfilatë të veçantë me veshje kombëtare nga të gjitha trevat shqiptare.
Janë prezantuar veshjet tradicionale që përfaqësojnë trashëgiminë kulturore shqiptare, nga Malësia e Madhe dhe Ulqini, deri në Çamëri, Kosovë, Medvegjë e Pollog, si dhe nga veriu në jug të Shqipërisë.
Ambasada e Kosovës në Kroaci, përmes një njoftimi, ka vlerësuar rëndësinë e kësaj ngjarjeje për ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor shqiptar.
Sipas ambasadës, secila veshje e prezantuar bart historinë e një krahine, mjeshtërinë e grave që i kanë qëndisur dhe kujtesën e brezave që i kanë ruajtur ndër vite.
Në mesin e veshjeve të prezantuara ishte edhe xhubleta e Malësisë së Madhe, e cila, sipas ambasadës, ka rrënjë rreth 4.000-vjeçare dhe është nën mbrojtjen e UNESCO-s si trashëgimi kulturore e njerëzimit.
Ambasada ka falënderuar Shoqatën “Shkëndija” dhe udhëheqësen e saj, Gentiana Lleshdedaj, për përkushtimin në ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë kulturore te brezat e rinj.
Po ashtu, mirënjohje u është shprehur të gjithë pjesëmarrësve që kontribuuan në organizimin e kësaj mbrëmjeje kushtuar kulturës dhe identitetit shqiptar.

Dorëshkrimet e Gustav Majerit, dëshmi për lashtësinë dhe veçantinë e gjuhës shqipe
118 vjet nga Kongresi i Manastirit, 22 Nëntori shënon bashkimin e shqiptarëve përmes alfabetit
Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Katër kinema publike bashkohen në rrjetin “KinoRrjeta” për ta ruajtur kulturën e filmit në Kosovë
Filmi “DUA” prezantohet në Nju-Jork, Kosova synon çmimin Oscar
Krenaria shqiptare me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa kryeson Coachella-n
Identiteti shqiptar prezantohet përmes kostumeve tradicionale në Kroaci
Mbi 1.700 familje presin përgjigje, Picula kërkon nga Serbia zbardhjen e fatit të të zhdukurve
“Millosheviqi ende në kokat e tyre”, Despot kritikon narrativat e Listës Studentore
Kosova shënon rekord, investimet e huaja kalojnë 1 miliard euro