Prishtinë, 20 nëntor 2026 08:32
Instituti Albanologjik në Prishtinë do të organizojë më 25 dhe 26 nëntor një konferencë shkencore kushtuar jetës, veprës dhe kontributit intelektual të akademikut Rexhep Qosja, në 90-vjetorin e lindjes së tij.
Konferenca, me titullin “Rexhep Qosja – figurë shumëplanëshe e kulturës shqiptare”, do të mbahet në ambientet e Institutit Albanologjik, ku studiues, profesorë dhe njohës të kulturës shqiptare do të trajtojnë krijimtarinë dhe veprimtarinë shkencore e intelektuale të Qosjes.
Sipas njoftimit të Institutit Albanologjik, aktiviteti synon të vërë në pah vlerat e trashëgimisë së tij akademike dhe ndikimin që pati në zhvillimin e mendimit kulturor e intelektual shqiptar.
Seanca hapëse do të nisë me fjalën mirëseardhëse të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Institutit Albanologjik, Fadil Grajçevci, ndërsa fjalë përshëndetëse pritet të mbajnë edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe akademike shqiptare.
Në kuadër të konferencës do të organizohet edhe një vizitë në zyrën ku Rexhep Qosja kishte punuar për shumë vite në Institutin Albanologjik. Kjo zyrë është shpallur muze me propozimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit dhe vendimin e Këshillit Drejtues të institutit.
Gjatë dy ditëve të konferencës, për veprën e Qosjes do të prezantojnë kumtesa albanologë, profesorë, studiues të veprimtarisë së tij intelektuale, si dhe studiues të rinj.
Rexhep Qosja ishte një nga figurat më të rëndësishme të mendimit akademik dhe kulturor shqiptar, ndërsa për shumë vite ishte pjesë e Institutit Albanologjik në Prishtinë.

Katër kinema publike bashkohen në rrjetin “KinoRrjeta” për ta ruajtur kulturën e filmit në Kosovë
Filmi “DUA” prezantohet në Nju-Jork, Kosova synon çmimin Oscar
Krenaria shqiptare me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa kryeson Coachella-n
Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë ruajnë dokumente shekullore, theksohet rëndësia e digjitalizimit
Poezia shqipe në gjuhën gjermane, urë lidhëse mes kulturave
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve
Aksident në komunikacion, vdes një person
Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027