4 Gusht 2025
Më 31 korrik, presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për mungesën e përparimit drejt një armëpushimi në Ukrainë. Ai kishte vendosur një afat 10-ditor për ndaljen e luftimeve, që skadon më 8 gusht.
Trump tha se nuk është e qartë nëse sanksionet do ta ndryshojnë qasjen e Putinit, ndërsa njoftoi se i dërguari i tij, Steve Witkoff, do të udhëtojë në Moskë pas një vizite në Izrael. Ky do të ishte dënimi i parë nga Trump ndaj Kremlinit që nga fillimi i mandatit të tij të dytë.
Sanksionet e reja po diskutohen në kohën kur Rusia po intensifikon sulmet ndaj Ukrainës, përfshirë një goditje të fundit në Kiev që vrau mbi 30 persona. Trump i quajti këto sulme “të neveritshme”.
Dërgimi i Witkoff-it shihet si përpjekja e fundit për të bindur Rusinë para skadimit të afatit. Megjithatë, sipas sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, bisedimet me rrethin e ngushtë të Putinit nuk kanë sjellë përparim. Edhe rundet e bisedimeve në Turqi nuk kanë dhënë rezultat.
Analisti Ivan Preobrazhensky thotë se Kremlini po përgatitet për përkeqësim të marrëdhënieve, pasi Trump e ka kuptuar se është mashtruar. Sipas tij, Moska mund ta përdorë vizitën e Witkoff për të fajësuar Kievin për ngecjen e paqes.
Trump theksoi se paqja kërkon përfshirjen e të dy palëve dhe se Ukraina duhet të bëjë lëshime për t’i dhënë fund luftës. John Kelley, përfaqësues i SHBA-së në OKB, tha se “ka ardhur koha për një marrëveshje”, por deri tani vetëm Ukraina është shprehur e gatshme për armëpushim.
Trump nuk specifikoi sanksionet, por përmendi “tarifa të ashpra” ndaj Rusisë dhe ndoshta edhe ndaj vendeve që bashkëpunojnë me të. Sipas analistëve, tarifat dytësore mund të kenë ndikim, sidomos në sektorin e energjisë, por mund të tensionojnë marrëdhëniet me vende si Kina, India dhe Turqia.
Trump ka përmendur gjithashtu forcimin e mbështetjes për Ukrainën përmes aleatëve të NATO-s, por ende nuk ka autorizuar dërgesa të reja armësh nga stoqet amerikane.
Sa i përket fushëbetejës, Rusia ka përparuar ngadalë por në mënyrë të vazhdueshme që nga viti 2023, duke rritur presionin përpara sezonit të dimrit. Deri tani, nuk ka shenja se Moska do të tërhiqet apo se afati i vendosur nga Trump do të ndryshojë rrjedhën e saj ushtarake.

Gazetari kroat publikon dosjen sekrete të ish-shefit të shërbimit sekret boshnjak mbi rolin e Vuçiqit në “Sarajevo Safari”
SHBA-ja sanksionon kryetaren dhe një prokururor të Gjykatës Penale Ndërkombëtare
Rusia i bashkohet narrativës së Serbisë, e cilëson kërcënim bashkëpunimin ushtarak Kosovë-Shqipëri-Kroaci
SHBA dhe Irani pajtohen të zgjasin armëpushimin 60-ditor
Gjykata siriane dënon me vdekje në mungesë ish-presidentin Bashar al-Assad
Mbi 100 të vdekur në Kolumbi pas tërmetit 7.4 ballë
Plani për ndërhyrje në zgjedhje, zbulohen bisedat e Fatmir Shehollit me drejtorin e BIA-s
BE-ja mbështet rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian
Gjykata cakton më 15 shtator seancën për 53 të akuzuarit për krime lufte
Rrënohen disa ndërtime në Mitrovicën e Veriut, Policia: Nuk është shoqëruar askush