Prishtinë, 18 nëntor 2026 11:44
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka mbërritur të mërkurën në Kinë, ku do të marrë pjesë në një takim historik trepalësh me presidentin kinez, Xi Jinping, dhe presidentin rus, Vladimir Putin.
Trumpi është pritur në aeroport nga presidenti kinez Xi Jinping, ndërsa takimi mes tre liderëve është planifikuar të mbahet të enjten në qytetin Shenzhen, në margjinat e samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, në këtë takim pritet të diskutohen çështje të rëndësishme të sigurisë globale, përfshirë çarmatimin bërthamor, luftën në Iran dhe zhvillimet ndërkombëtare.
Trumpi ka deklaruar paraprakisht se një nga temat kryesore do të jetë reduktimi i armëve bërthamore, duke theksuar se fuqitë botërore kanë mundësi të arrijnë rezultate në këtë drejtim.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse lufta në Ukrainë do të jetë pjesë e diskutimeve trepalëshe. Zyrtarë amerikanë kanë bërë të ditur se kjo çështje nuk pritet të trajtohet në këtë format, pasi Uashingtoni po zhvillon një kanal të veçantë negociatash me Kievin dhe Moskën.
Takimi konsiderohet i paprecedentë, pasi për herë të parë liderët e tri fuqive të mëdha botërore, të cilat janë gjithashtu tri fuqitë më të mëdha bërthamore, do të zhvillojnë një takim të përbashkët në këtë nivel.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka shprehur shqetësimin se takime të tilla mes fuqive të mëdha mund të ndikojnë në rendin ndërkombëtar dhe kanë nxitur krahasime me Konferencën e Jaltës të vitit 1945.

Bordi i Paqes paralajmëron për dështimin e armëpushimit në Gaza, kritikon Izraelin dhe Hamasin
Trump kërcënon Iranin: Do të paguajë çmim të paparë nëse sulmon Washingtonin
Takim historik në Kinë: Xi, Trump dhe Putin në një tryezë për paqen botërore
Zelensky: SHBA-ja ngriti mundësinë e tërheqjes së Ukrainës nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Pezullohen fluturimet në ShBA
Bisedimet në Abu Dhabi sjellin marrëveshje për lirimin e robërve, por jo për paqe
Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve
Aksident në komunikacion, vdes një person
Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027