Prishtinë, 23 nëntor 2026 17:43
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, i ka kërkuar Greqisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke vlerësuar se një vendim i tillë do të përbënte një hap të rëndësishëm për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe fqinjësinë e mirë në rajon.
Këtë kërkesë Konjufca e ka bërë gjatë takimit në Athinë me homologun e tij grek, George Gerapetritis.
Përmes një postimi, Konjufca ka bërë të ditur se gjatë takimit ka ndarë me ministrin grek bindjen se njohja e Kosovës do të kishte rëndësi të veçantë për bashkëpunimin bilateral.
“Njohja e Republikës së Kosovës nga Greqia do të ishte një hap me peshë për marrëdhëniet tona dhe për fqinjësinë e mirë në rajon. Këtë bindje e ndava me ministrin Gerapetritis, bashkë me ftesën që bisedën e radhës ta vazhdojmë në Kosovë”, ka shkruar Konjufca.
Ai gjithashtu ka falënderuar Greqinë për mbështetjen që ka dhënë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e këtij veprimi për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.
Konjufca po qëndron në Athinë, ku po merr pjesë në takimin ministror të Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë.

Shqipëria mohon çdo përfshirje në sulmin ndaj anijes luftarake ruse
Serwer: Beogradi e di se pa njohjen e Kosovës nuk ka anëtarësim në BE
Kurti i drejtohet Zelenskyt: Njiheni Kosovën, mos i lini hapësirë propagandës së Putinit
Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve
Kosova angazhon kompani amerikane për lobim në Uashington
Specialja në rend dite, deputetët sot përballen me votimin e ligjit
Konjufca ia kërkon homologut grek njohjen e Kosovës
Apeli ua konfirmon burgimin e përjetshëm Naim Murselit dhe Granit Plavës
Eksportet rriten për 35.3% krahasuar me vitin e kaluar
Kurti: Vuçiq dërgoi paraushtarakë për t’i sulmuar policët e Kosovës