Paris, 3 gusht 2025
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku temë qendrore ishte dialogu Kosovë–Serbi.
Në një postim në rrjetin social X, Macron ka bërë të ditur se ka ritheksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut me Kosovën dhe ka dënuar çdo veprim të njëanshëm që mund ta rrezikojë këtë proces.
“I përsërita presidentit Vuçiq bindjen time se e ardhmja e Serbisë është në Evropë dhe shpresën që ajo të ecë përpara në një frymë dialogu, përmes reformave dhe në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Rivlerësuam gjithashtu marrëdhëniet mes Francës dhe Serbisë dhe u pajtuam për t’i forcuar më tej bashkëpunimet tona”, ka shkruar Macron.
Ai tha se biseda përfshiu edhe zhvillimet më të gjera në rajon, ku ritheksoi mbështetjen e Francës për stabilitetin, unitetin dhe sovranitetin e Bosnje-Hercegovinës, si dhe rëndësinë e sundimit të ligjit.
“Së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor, Evropa jonë do të bëhet realitet dhe do ta përqafojë fatin e saj – në unitet, solidaritet dhe përgjegjësi”, përfundon postimi i presidentit francez.

Izraeli dhe Turqia përplasen gjithnjë e më shumë, Siria kthehet në pikën më të nxehtë
Trump kërkon sqarime nga dy këshilltarët e tij, dyshohet se punuan për autoritetet e Republikës Serbe
Kallas: Rusia po rrezikon jetët në Evropë me sulmet hibride
Alarm për sulme nga ajri edhe në Moldavi e Lituani
Protesta masive në Francë: Nxënësit bllokojnë shkollat, policia arreston dhjetëra protestues
BE-ja planifikon mekanizëm të ri për reagim ndaj kërcënimeve hibride
Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Radoiçiq, pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan