Prishtinë, 22 nëntor 2026 08:06
Një anije mallrash ruse është goditur nga një sulm me dron në pjesën lindore të Gjirit të Finlandës, ndërsa autoritetet finlandeze dyshojnë se prapa këtij sulmi qëndron Ukraina.
Sipas raportimeve të BBC-së, anija me emrin “Sparta II”, e cila ishte nisur drejt Kaliningradit, është goditur të shtunën në mëngjes, duke marrë flakë. Pas incidentit, anija ka humbur kursin dhe ka përfunduar në ujërat territoriale të Finlandës.
Kryeministri finlandez, Petteri Orpo, ka deklaruar se lufta po shtrihet gjithnjë e më afër territorit të vendit të tij, duke theksuar të drejtën e Ukrainës për t’iu kundërpërgjigjur agresionit rus.
“Lufta po shtrihet edhe në afërsinë tonë të drejtpërdrejtë. Ukraina ka të drejtë të kundërpërgjigjet ndaj agresorit”, ka deklaruar Orpo.
Ndërkohë, guvernatori i Kaliningradit, Alexei Besprozvannykh, ka bërë të ditur se, sipas informacioneve fillestare, në sulm janë përdorur dy dronë.
Anija “Sparta II” ishte vendosur në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara në vitin 2022, ndërsa Ukraina e kishte sanksionuar në fillim të vitit 2026.
Sipas autoriteteve amerikane dhe ukrainase, anija operohet nga një kompani ruse, e cila në faqen e saj zyrtare deklaron se është themeluar në vitin 2011 në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë dhe që nga viti 2015 vepron në kuadër të kompleksit të ndërtimit ushtarak rus.
Deri më tani, Ukraina nuk ka bërë ndonjë koment publik lidhur me dyshimet për përfshirjen e saj në këtë sulm.

Tetë të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë, Moska shkel edhe hapësirën ajrore të Polonisë
Bordi i Paqes paralajmëron për dështimin e armëpushimit në Gaza, kritikon Izraelin dhe Hamasin
Tri fuqitë më të mëdha bërthamore në një tryezë
Trump kërcënon Iranin: Do të paguajë çmim të paparë nëse sulmon Washingtonin
Takim historik në Kinë: Xi, Trump dhe Putin në një tryezë për paqen botërore
Zelensky: SHBA-ja ngriti mundësinë e tërheqjes së Ukrainës nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Vdekje në vendin e punës në Istog, Prokuroria nis hetimet
Sveçla: Fabrika e municionit, dëshmi e partneritetit strategjik Kosovë–Turqi
118 vjet nga Kongresi i Manastirit, 22 Nëntori shënon bashkimin e shqiptarëve përmes alfabetit
Ukraina dyshohet për sulmin me dron ndaj anijes ruse në Gjirin e Finlandës