Prishtinë, 15 nëntor 2026 09:27
Filmi “DUA”, i përzgjedhur si propozimi zyrtar i Kosovës për çmimin prestigjioz Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”, është prezantuar para publikut në Nju-Jork, në një ngjarje të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës.
Në shfaqjen e filmit morën pjesë përfaqësues diplomatikë të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, zyrtarë amerikanë, përfaqësues të industrisë së filmit dhe bashkatdhetarë shqiptarë.
Të pranishmit i përshëndeti ambasadori i Kosovës, Blerim Reka, ndërsa pas shfaqjes u organizua një diskutim me regjisoren Blerta Basholli dhe aktorët Yllka Gashi e Kushtrim Hoxha, të cilët folën për filmin dhe historinë që ai përcjell.
“DUA” sjell një rrëfim të bazuar në një histori të vërtetë, duke e trajtuar fëmijërinë në Kosovë në prag të luftës çlirimtare kundër pushtimit serb. Përmes këndvështrimit të një vajze të re, filmi pasqyron përjetimet e një periudhe të rëndë historike, duke ndërthurur kujtesën individuale me atë kolektive.
Përmes këtij projekti filmik, historia dhe përvojat e Kosovës synojnë të prezantohen edhe para publikut ndërkombëtar, në kuadër të rrugëtimit të filmit drejt garës për Oscar.
Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju-Jork ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për praninë dhe mbështetjen, duke i uruar sukses ekipit të filmit në këtë rrugëtim.

Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Katër kinema publike bashkohen në rrjetin “KinoRrjeta” për ta ruajtur kulturën e filmit në Kosovë
Krenaria shqiptare me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa kryeson Coachella-n
Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë ruajnë dokumente shekullore, theksohet rëndësia e digjitalizimit
Poezia shqipe në gjuhën gjermane, urë lidhëse mes kulturave
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve
Aksident në komunikacion, vdes një person
Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027