Prishtinë, 25 gusht 2026 17:12
Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e personelit profesional, teknik dhe mbështetës për Kompleksin e Prodhimit të Municioneve në Jahoc të Gjakovës.
Sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, konkursi përfshin pozita në fusha të ndryshme, përfshirë inxhinierinë, teknikën, prodhimin, mirëmbajtjen, kontrollin e cilësisë, sigurinë dhe logjistikën.
Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe mbi bazën e parimeve të transparencës, meritokracisë dhe profesionalizmit.
Kandidatët që do të përzgjidhen do t’i nënshtrohen trajnimeve të nevojshme profesionale para angazhimit në detyrë.
Ministria e Mbrojtjes e konsideron hapjen e këtij konkursi një hap të rëndësishëm drejt funksionalizimit të Fabrikës së Municioneve dhe zhvillimit të kapaciteteve vendore në industrinë e mbrojtjes.
Aplikimi është i hapur nga 24 deri më 30 gusht 2026, ndërsa të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës zyrtare të konkurseve të Republikës së Kosovës.

Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
29 kadetë të FSK-së nisin rrugëtimin ushtarak në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Protesta vazhdon në Prishtinë, Policia raporton hedhje të mjeteve piroteknike
FSK e gatshme për situata komplekse operacionale dhe taktike
Gecaj: Tre vjet pas Banjskës, Kosova ka forcuar kapacitetet e sigurisë
FSK-ja rrit nivelin profesional, radhëve të saj i bashkohen oficerë të rinj të mjekësisë
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n