Prishtinë, 20 nëntor 2026 10:44
Milan Radoiçiqit, autori dhe udhëheqësi i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, i është ndaluar hyrja në Bosnjë dhe Hercegovinë, pasi autoritetet e këtij shteti e kanë vlerësuar atë si kërcënim për sigurinë kombëtare.
Lajmi është konfirmuar nga burime të sigurisë së Bosnjës, të cilat kanë bërë të ditur se vendimi për ndalimin e hyrjes së Radoiçiqit është marrë më 13 nëntor.
Vendimi është marrë katër ditë para se Gjykata e Lartë në Beograd të vendoste për caktimin e paraburgimit dhe lëshimin e urdhër-arrestit ndaj tij, pasi Radoiçiqi nuk ishte paraqitur në polici më 15 nëntor, siç e kishte obligim në kuadër të masave të kontrollit të përcaktuara në procedurën gjyqësore për rastin e Banjskës.
Ndërkohë, institucionet kompetente të Bosnjë-Hercegovinës nuk kanë dhënë ende detaje publike lidhur me vendimin dhe as arsyetimin e plotë se përse Radoiçiqi është klasifikuar si kërcënim për sigurinë kombëtare.
Radoiçiqi është një nga të dyshuarit kryesorë për sulmin e armatosur në Banjskë, më 24 shtator 2023, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Ndalimi i hyrjes në Bosnjë-Hercegovinë vjen në kohën kur ndaj tij po zhvillohen procedura gjyqësore në Serbi për rastin e Banjskës.

Banjska dhe dyshimet për përfshirjen e strukturave serbe, Islami kërkon masa parandaluese
Ngrihen dyshime për përfshirje të ushtrisë dhe shërbimeve sekrete serbe në sulmin në Banjskë
Maqedonci në selinë e NATO-s: Kosova ka trajnuar 146 pjesëtarë ukrainas
Maqedonci: Ukraina duhet ta njohë Kosovën për bashkëpunim më të madh
Siguria e Kosovës përballë kërcënimeve hibride, Fetoshi thekson partneritetin me NATO-n
FSK-ja kalon testet ushtarake, anëtarësimi në NATO kërkon edhe mbështetje politike
Vite të tëra pa zgjidhje për qentë endacakë, specialisti i kimisë toksikologjike me kritika për institucionet lokale
Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve