Prishtinë, 21 nëntor 2026 10:09
Ministrisë së Mbrojtjes i është dhuruar roboti i parë tokësor pa ekuipazh (UGV), i prodhuar në Kosovë nga kompania kosovare-amerikane STRIDAR, për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka njoftuar se roboti mban numrin serik SR-4-001-KS dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes.
Sipas Maqedoncit, këto sisteme robotike mund të kontrollohen nga distanca ose të kryejnë detyra të caktuara në mënyrë autonome. Varësisht nga modeli dhe konfigurimi, ato mund të përdoren për vëzhgim, transport të pajisjeve dhe mbështetje në zona me rrezik.
Ai ka bërë të ditur se robotët e tillë mund të pajisen edhe me sisteme armatimi të kontrolluara nga distanca.
Maqedonci ka theksuar se zhvillimi i këtyre teknologjive dëshmon potencialin e industrisë vendore për të prodhuar sisteme me përdorim të dyfishtë, si për nevoja të mbrojtjes, ashtu edhe për ato civile.
Marrëveshja për donacionin është nënshkruar nga ministri Maqedonci dhe përfaqësuesi i kompanisë STRIDAR, Nils Alstad.
Ministri e ka falënderuar kompaninë për kontributin dhe angazhimin në zhvillimin e kapaciteteve vendore të mbrojtjes.

Sveçla: Fabrika e municionit, dëshmi e partneritetit strategjik Kosovë–Turqi
FSK avancon kapacitetet e mbështetjes luftarake, realizon qitje me mortaja 120 mm në Shqipëri
Policia e Kosovës avancon kapacitetet për menaxhimin e turmave
Radoiçiqit i ndalohet hyrja në Bosnjë – përbën kërcënim për sigurinë
Banjska dhe dyshimet për përfshirjen e strukturave serbe, Islami kërkon masa parandaluese
Ngrihen dyshime për përfshirje të ushtrisë dhe shërbimeve sekrete serbe në sulmin në Banjskë
Vdekje në vendin e punës në Istog, Prokuroria nis hetimet
118 vjet nga Kongresi i Manastirit, 22 Nëntori shënon bashkimin e shqiptarëve përmes alfabetit
Ukraina dyshohet për sulmin me dron ndaj anijes ruse në Gjirin e Finlandës