Vushtrri, 25 gusht 2026 10:47
Komuna e Vushtrrisë ka siguruar 2.77 milionë euro për financimin e programeve të Banimit Social Adekuat, përmes një marrëveshjeje të nënshkruar mes kryetarit të komunës, Ferit Idrizi, dhe ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli.
Sipas Idrizit, përmes kësaj marrëveshjeje do të mundësohet ndërtimi i 34 njësive të reja të banimit social, si dhe ndërhyrje në 13 shtëpi private të familjeve të cenueshme. Prej tyre, gjashtë shtëpi do të renovohen, ndërsa shtatë të tjera do të rindërtohen.
Kryetari Idrizi e ka cilësuar këtë investim si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve që kanë më së shumti nevojë për mbështetje.
“Ky investim është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të kushteve më të mira dhe një banimi më të sigurt e dinjitoz për familjet që kanë më së shumti nevojë për mbështetje”, ka deklaruar Idrizi.

Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Mbi 14 mijë qytetarë kërkojnë “Ferizaj pa Urosevac”, kërkesa synohet të dorëzohet në Ditën e Dëshmorëve
Komuna e Mitrovicës njofton themelimin e Muzeut Alternativ të Përvojave të Luftës
Lista Serbe zvarrit zgjedhjen e nënkryetarëve shqiptarë në komunat veriore
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n