Mitrovicë e Veriut, 20 nëntor 2026 13:30
Aida Ferati-Doli, zëvendëskryesuese e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, ka kritikuar mungesën e mbledhjeve të rregullta të këtij institucioni, duke thënë se kjo ka pamundësuar shqyrtimin e ankesave dhe kërkesave të qytetarëve.
Gjatë mbledhjes së sotme të Kuvendit Komunal, organ ky që udhëhiqet nga Lista Serbe, Ferati-Doli tha se raporti i punës pasqyron mungesën e funksionimit të rregullt të këtij organi, pasi mbledhjet, sipas saj, nuk janë mbajtur në intervalet e parapara.
Ajo theksoi se ka pasur periudha deri në dy muaj pa mbledhje, duke pamundësuar trajtimin e problemeve të qytetarëve që përfaqësohen në këtë kuvend.
“E kam lexuar raportin e Kuvendit Komunal, pjesë përbërëse e të cilit jam edhe unë. Ai raport paraqet një mos-punë të këtij kuvendi, për shkak se e shohim në raport se mbledhjet e rregullta nuk janë mbajtur me rregull. Kanë kaluar nga dy muaj, nuk kemi mbajtur mbledhje, gjë që e ka bërë të pamundur me i shqyrtuar hallet e qytetarëve që i përfaqësojmë këtu”, deklaroi Ferati-Doli.
Ajo bëri të ditur se deri më 20 nëntor të këtij viti janë mbajtur vetëm tetë mbledhje të rregullta të Kuvendit Komunal, ndonëse mandati i këtij kuvendi po i afrohet përvjetorit të parë.
Sipas saj, më 5 dhjetor bëhet një vit nga konstituimi i kuvendit.
Kritikat e Ferati-Dolit u bënë gjatë diskutimit për raportin nëntëmujor të punës së Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut.

Vite të tëra pa zgjidhje për qentë endacakë, specialisti i kimisë toksikologjike me kritika për institucionet lokale
Helmimi i qenve në veri të Mitrovicës, dukuri që po përsëritet ndër vite
Gjykata ndalon Komunën e Mitrovicës së Veriut të vazhdojë ndërtimin e amfiteatrit, pranon kërkesën e “Trepçës”
Lista Serbe politizon mbishkrimin “E dua Mitrovicën”, kërkon largimin e tij
Policia asiston inspektorët në veri të Mitrovicës, tri lokale mbyllen përkohësisht
Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Vdekje në vendin e punës në Istog, Prokuroria nis hetimet
Sveçla: Fabrika e municionit, dëshmi e partneritetit strategjik Kosovë–Turqi
118 vjet nga Kongresi i Manastirit, 22 Nëntori shënon bashkimin e shqiptarëve përmes alfabetit
Ukraina dyshohet për sulmin me dron ndaj anijes ruse në Gjirin e Finlandës