Mitrovicë e Veriut, 17 nëntor 2026 08:28
Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut do të shqyrtojë më 20 nëntor propozim-vendimin që lidhet me kërkesën për largimin e shenjës “E dua Mitrovicën”.
Kjo çështje është përfshirë në rendin e ditës të mbledhjes së rregullt të tetë të Kuvendit Komunal për vitin 2026, e cila është caktuar të mbahet nga ora 11:00.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare në Mitrovicë, i cili ka ngritur shqetësimin se kërkesa për largimin e mbishkrimit mund të lidhet me faktin se ai është shkruar me alfabet latin dhe jo me atë cirilik.
Osmani ka kujtuar periudhën e viteve 1989-1990, kur, sipas tij, politika e regjimit të Slobodan Millosheviqit i largoi shqiptarët nga shkollat, duke theksuar se gjenerata e tij nuk ka pasur mundësi të mësojë alfabetin cirilik.
“Unë jam i vitit 1981 dhe kur kam filluar shkollimin, politika e Slobodan Millosheviqit na largoi nga shkollat. Jam duke folur për vitet 1989-1990. Si gjeneratë, ne nuk kemi mësuar shkronjat cirilike. Besoj se këtë duhet ta dinë edhe asamblistët e Komunës”, ka deklaruar Osmani, për Veritasinfo.
Ai ka theksuar se alfabeti latin është universal dhe i kuptueshëm për qytetarët në Kosovë.
“Shkronjat latine janë shkronja universale dhe i kuptojnë të gjithë njerëzit në Kosovë”, ka thënë ai.
Osmani ka shprehur pritjen që institucionet lokale të përqendrohen në çështje konkrete të zhvillimit të qytetit, në vend të temave që, sipas tij, nxisin tensione dhe urrejtje ndëretnike.
“Besoj se shumë shpejt do të merremi me çështje konkrete për zhvillimin e qytetit e jo me këso lloj nxitjesh e urrejtjesh ndëretnike”, ka përfunduar Osmani.

Vite të tëra pa zgjidhje për qentë endacakë, specialisti i kimisë toksikologjike me kritika për institucionet lokale
Helmimi i qenve në veri të Mitrovicës, dukuri që po përsëritet ndër vite
Gjykata ndalon Komunën e Mitrovicës së Veriut të vazhdojë ndërtimin e amfiteatrit, pranon kërkesën e “Trepçës”
Policia asiston inspektorët në veri të Mitrovicës, tri lokale mbyllen përkohësisht
Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve
Aksident në komunikacion, vdes një person