Mitrovicë, 25 gusht 2026 14:28
Në lagjën e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut sot janë rrënuar disa objekte në hapësirën publike.
Inspektorati komunal ka urdhëruar ndërprerjen e punimeve në këtë zonë, pasi procedurat e ndërtimit nuk ishin në përputhje të plotë me rregullat e lejuara për ndërtim.
Në të njëjtën kohë, është raportuar se për këtë rast ka pasur mosmarrëveshje në mes të shërbimeve komunale dhe pronarëve të objekteve të rrënuara.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Petrit Fejza, është deklaruar për Veritasinfo lidhur me rastin.
“Policia e Kosovës është thirrë për të asistuar gjatë aksionit të rrënimit. Ne kemi dalë në vendin e ngjarjes për të ofruar asistencë, ndërkohë që qytetarët kanë filluar të grumbullohen spontanisht. Ju konfirmojmë se nuk ka pasur shoqërim të askujt në polici. Kemi kuptuar që ka pas mosmarrëveshje në dokumentcionin përkatës mes paleve dhe Komunës, për çka pronarët kanë shkuar në Komunë dhe e kanë zgjidhur këtë problem”, është shprehur Fejza.

Lista Serbe shtyn formimin e një komiteti për komunitetet pakicë
Ferati-Doli kritikon punën e Kuvendit të Mitrovicës së Veriut: Vetëm tetë mbledhje të rregullta brenda vitit
Vite të tëra pa zgjidhje për qentë endacakë, specialisti i kimisë toksikologjike me kritika për institucionet lokale
Helmimi i qenve në veri të Mitrovicës, dukuri që po përsëritet ndër vite
Gjykata ndalon Komunën e Mitrovicës së Veriut të vazhdojë ndërtimin e amfiteatrit, pranon kërkesën e “Trepçës”
Lista Serbe politizon mbishkrimin “E dua Mitrovicën”, kërkon largimin e tij
“Millosheviqi ende në kokat e tyre”, Despot kritikon narrativat e Listës Studentore
Kosova shënon rekord, investimet e huaja kalojnë 1 miliard euro
Konjufca ia kërkon homologut grek njohjen e Kosovës
Apeli ua konfirmon burgimin e përjetshëm Naim Murselit dhe Granit Plavës