Mitrovicë, 25 gusht 2026
Qeveria e Kosovës do të investojë 3.3 milionë euro në projektin e Banimit Social Adekuat në Mitrovicën e Jugut, me synim përmirësimin e kushteve të banimit për familjet e cenueshme.
Për realizimin e projektit, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit.
Sipas Pacollit, në kuadër të projektit do të realizohen gjithsej 73 ndërhyrje në banim. Prej tyre, 36 do të jenë njësi të reja të banimit social, 17 njësi sociale do të renovohen, ndërsa 13 shtëpi do të renovohen dhe shtatë të tjera do të rindërtohen.
Investimi do të financohet tërësisht nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa procedurat për realizimin e projektit do të zhvillohen nga Komuna e Mitrovicës së Jugut.
Sipas ministres Pacolli, ky investim synon të sigurojë kushte më të mira dhe më dinjitoze të banimit për familjet përfituese.

Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Mbi 14 mijë qytetarë kërkojnë “Ferizaj pa Urosevac”, kërkesa synohet të dorëzohet në Ditën e Dëshmorëve
Komuna e Mitrovicës njofton themelimin e Muzeut Alternativ të Përvojave të Luftës
Lista Serbe zvarrit zgjedhjen e nënkryetarëve shqiptarë në komunat veriore
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n