Prishtinë, 24 gusht 2026 14:55
Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar disa fusha ku Komuna e Shtërpcës e udhëhequr nga Lista Serbe ka shfaqur jo profesionalizëm në administrimin e pushtetit lokal dhe udhëheqje të komunës.
Gjetjet janë evidentuar gjatë auditimit për vitin 2025 dhe lidhen me disa procese të rëndësishme të administrimit të parasë dhe pasurisë publike.
Një nga çështjet e evidentuara është mungesa e listës së pronave publike të Komunës së Shtërpcës, e cila është një dokument i rëndësishëm për evidentimin, administrimin dhe mbikëqyrjen e pasurisë publike. Po ashtu, mungon edhe plani për financimin e organizatave joqeveritare (OJQ), duke ngritur shqetësime për planifikimin dhe transparencën në menaxhimin e këtyre proceseve.
Ndërkaq, gjatë procesit të auditimit janë evidentuar mangësi edhe në klasifikimin e shpenzimeve, menaxhimin e pasurive, llogaritë e arkëtueshme dhe trajtimin e pasurisë jo financiare. Këto çështje janë paraqitur në raportin e auditimit për vitin 2025.
Gjetjet e ZKA-së tregojnë nevojën për forcimin e kontrolleve të brendshme dhe përmirësimin e procedurave të menaxhimit financiar, me qëllim që fondet dhe pasuria publike të administrohen në mënyrë më të rregullt, transparente dhe të përgjegjshme.

Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Mbi 14 mijë qytetarë kërkojnë “Ferizaj pa Urosevac”, kërkesa synohet të dorëzohet në Ditën e Dëshmorëve
Komuna e Mitrovicës njofton themelimin e Muzeut Alternativ të Përvojave të Luftës
Lista Serbe zvarrit zgjedhjen e nënkryetarëve shqiptarë në komunat veriore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Çfarë të pengon te shqiptarët e bashkuar?”
Kuçi: Aktorët e jashtëm mund të shfrytëzojnë tensionet për ta destabilizuar Kosovën