Skenderaj, 24 gusht 2026 14:22
Skenderaj do të përfitojë një projekt në vlerë prej 4.4 milionë eurosh për banim social adekuat, pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet ministres në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, dhe kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.
Sipas njoftimit të Pacollit, nga vlera totale e investimit, 3.4 milionë euro do të financohen nga MMPH-ja, ndërsa 1 milion euro do të sigurohen nga Komuna e Skënderajt.
Në kuadër të projektit parashihet ndërtimi i 78 banesave sociale, të cilat do të kenë sipërfaqe prej 75, 82.5 dhe 93.5 metrash katrorë, në varësi të nevojave të familjeve përfituese.
Projekti synon të ofrojë strehim të përshtatshëm për familjet përfituese dhe të përmirësojë kushtet e tyre të jetesës.
Marrëveshja për Skenderajn është pjesë e projektit më të gjerë të Banimit Social Adekuat, i cili, sipas të dhënave të publikuara nga Pacolli, përfshin investime në disa komuna të Kosovës.

Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Mbi 14 mijë qytetarë kërkojnë “Ferizaj pa Urosevac”, kërkesa synohet të dorëzohet në Ditën e Dëshmorëve
Komuna e Mitrovicës njofton themelimin e Muzeut Alternativ të Përvojave të Luftës
Lista Serbe zvarrit zgjedhjen e nënkryetarëve shqiptarë në komunat veriore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Çfarë të pengon te shqiptarët e bashkuar?”
Kuçi: Aktorët e jashtëm mund të shfrytëzojnë tensionet për ta destabilizuar Kosovën