Mitrovicë, 10 nëntor 2026 07:49
Policia e Kosovës ka asistuar mbrëmjen e së hënës inspektorët qendrorë gjatë një aksioni për kontrolle në disa lokale në Mitrovicën e Veriut.
Lajmin për Veritasinfo e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Erduan Buliqi.
Sipas tij, në këtë aksion kanë marrë pjesë Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, inspektorët sanitarë dhe Administrata Tatimore e Kosovës.
Gjatë kontrolleve në disa lokale, inspektorët kanë marrë vendim për mbylljen e përkohshme të tri prej tyre, ndërsa disa lokale të tjera janë gjobitur për parregullsitë e konstatuara.
Policia e Kosovës ka asistuar institucionet përkatëse gjatë realizimit të kontrolleve, në kuadër të mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme të reja, një ditë para negociatave të ndërmjetësuara nga SHBA-ja
Policia e Kosovës synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes gradimeve të reja
Bizneset kosovare po zgjerojnë praninë e tyre në veri