Prishtinë, 22 nëntor 2026 15:11
Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Gjilanit, në një ndeshje të zhvilluar në Suharekë, duke u rikthyer te rezultatet pozitive pas një përmbysjeje spektakolare.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi, kur Armend Thaqi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë për 0-1.
Megjithatë, skuadra vendase reagoi dhe arriti të barazonte shifrat në 1-1 përmes Berishës, i cili shënoi një gol të bukur akrobatik.
Në minutat e fundit, Ballkani tregoi forcën e tij, me Nikqin dhe Doson që realizuan nga një gol, duke përmbysur rezultatin dhe vulosur fitoren 3-1.
Gjilanit ia vështirësoi edhe më shumë detyrën përjashtimi i Potokut me karton të kuq, dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes.
Me këtë fitore, Ballkani dhe Gjilani kanë nga 22 pikë dhe renditen në pozitat e katërt dhe të pestë në tabelën e Superligës së Kosovës.

Kosova pëson humbje të rëndë 3-0 nga Irlanda, mbetet në Ligën B të Kombeve
Kosova në disavantazh ndaj Irlandës, Dardanët mbesin me një lojtar më pak
Kosova sonte përballë Irlandës, një barazim mjafton për kualifikim
Foda: Kosova synon fitoren përmes kundërsulmeve
Shqipëria mposht Bjellorusinë, fiton grupin dhe kthehet në Ligën B
Kosova lëshon pikë të rëndësishme, barazon me Izraelin
Vdekje në vendin e punës në Istog, Prokuroria nis hetimet
Sveçla: Fabrika e municionit, dëshmi e partneritetit strategjik Kosovë–Turqi
118 vjet nga Kongresi i Manastirit, 22 Nëntori shënon bashkimin e shqiptarëve përmes alfabetit