epa06942661 British singer with Kosovo origin Dua Lipa performs on stage during the Sunny Hill Festival in Pristina,Kosovo, 10 August 2018. EPA-EFE/STRINGER
Prishtinë, 12 nëntor 2026 07:58
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, do të jetë një nga emrat kryesorë të festivalit prestigjioz të muzikës Coachella 2027, duke shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e saj ndërkombëtare.
Organizatorët e festivalit kanë konfirmuar se Dua Lipa do të jetë në krye të programit të ditës së premte, gjatë të dy fundjavave të festivalit, që do të mbahet më 9–11 dhe 16–18 prill 2027, në Indio të Kalifornisë, SHBA.
Me këtë paraqitje, Dua Lipa do të bëhet artistja e parë solo britanike që është grua dhe që kryeson festivalin Coachella.
Në të njëjtën ditë me këngëtaren shqiptare pritet të performojnë edhe emra të njohur të muzikës botërore, përfshirë Madonnën, Zara Larsson, Peggy Gou dhe Kehlani.
Programi i festivalit përfshin gjithashtu artistë të njohur si Tame Impala, SZA, Daddy Yankee, Martin Garrix, Måneskin, Becky G, The Neighbourhood dhe Phoebe Bridgers.
Për Dua Lipën kjo do të jetë paraqitja e parë si performuese kryesore në Coachella. Ajo kishte qenë pjesë e këtij festivali edhe në vitin 2017, kur ishte shfaqur si mysafire gjatë performancës së DJ-it holandez Martin Garrix.
Dua Lipa, e cila ka fituar çmime të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë Grammy dhe Brit Awards, vazhdon të jetë një nga artistet më të suksesshme shqiptare në skenën muzikore botërore.

Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë ruajnë dokumente shekullore, theksohet rëndësia e digjitalizimit
Poezia shqipe në gjuhën gjermane, urë lidhëse mes kulturave
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Krenaria shqiptare me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa kryeson Coachella-n
Krimet e luftës në Gjilan, dëshmitari: Gjurmët e plumbave ende janë të dukshme
Bisedimet në Abu Dhabi sjellin marrëveshje për lirimin e robërve, por jo për paqe
Kurti kërkon nga Macroni mbështetjen e Francës për statusin e kandidatit të Kosovës në BE