Prishtinë 13 korrik 2026 14:35
Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka mbërritur në Izrael për t’iu bashkuar Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (International Stabilization Force – ISF), e cila pritet të angazhohet në Rripin e Gazës, raportoi media izraelite Jerusalem News Syndicate (JNS).
Sipas raportimit, pjesëtarët e FSK-së do të kenë rol mbështetës në operacion, duke kontribuar në fusha si logjistika dhe administrimi i çështjeve civile.
“Nëpunësit ushtarakë nga Kosova do të mbështesin përpjekjet për sigurinë në Gaza në fusha si logjistika dhe administrimi i çështjeve civile”, thuhet në një njoftim të Bordit për Paqe të presidentit amerikan Donald Trump, të publikuar në rrjetin social X.
JNS shkruan se kontingjenti nga Kosova i bashkohet trupave nga Maroku, të cilat kanë mbërritur në Izrael muajin e kaluar. Sipas të njëjtit burim, edhe Shqipëria dhe Kazakistani pritet të kontribuojnë me personel në këtë forcë shumëkombëshe.
Sipas medias izraelite, Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit do të ketë për detyrë garantimin e sigurisë në zonat humanitare pilot që po planifikohen në jug të Gazës. Këto zona synojnë të strehojnë civilë palestinezë të verifikuar, të cilët do të vendosen jashtë kontrollit të Hamasit.
Raporti shton se zonat do të administrohen nga Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës (National Committee for the Administration of Gaza – NCAG), me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, ndërsa siguria do të garantohet nga trupat shumëkombëshe të ISF-së.
Sipas burimeve të cituara nga JNS, pas muajsh planifikimi kanë nisur procedurat për ndërtimin e bazës së Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, si dhe të kampit policor të NCAG-së.

FSK avancon kapacitetet e Policisë Ushtarake përmes trajnimit me Gjermaninë
Qeveria planifikon ta procedojë në shkurt 2027 projektligjin për formimin e Xhandarmërisë
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
29 kadetë të FSK-së nisin rrugëtimin ushtarak në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Protesta vazhdon në Prishtinë, Policia raporton hedhje të mjeteve piroteknike
Kurti: Serbia fsheh krimet dhe mbron kriminelët, duhet trysni ndërkombëtare
Roth: Serbia e gjorë, pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së