Bruksel, 25 nëntor 2026 18:15
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), duke kërkuar që procesi i integrimit evropian të avancojë pa vonesa të mëtejshme.
Kurti ka theksuar se Kosova ka shënuar progres në zhvillimin demokratik, funksionimin institucional dhe zbatimin e reformave, prandaj pozita e saj në procesin e integrimit evropian nuk e pasqyron përparimin e arritur.
Ai ka kërkuar që Bashkimi Evropian të ndërmarrë hapa konkretë për avancimin e aplikimit të Kosovës, përfshirë marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim.
Sipas Kurtit, Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka marrë statusin e kandidatit, ndonëse aplikimin për anëtarësim e ka dorëzuar në dhjetor të vitit 2022.
Kryeministri ka ritheksuar se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik i Kosovës dhe se institucionet janë të përkushtuara për vazhdimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve të kërkuara nga BE-ja.

Aida Çoroviq: Serbia duhet të përballet me të vërtetën për Kosovën- t’a njoh pavarësinë dhe të hapë arkivat politike
Fetoshi: Presione për një Serbi edhe më kërcënuese, Lista Studentore sinjalizon vazhdimësinë e politikës ekspansioniste
“Millosheviqi ende në kokat e tyre”, Despot kritikon narrativat e Listës Studentore
Konjufca ia kërkon homologut grek njohjen e Kosovës
Shqipëria mohon çdo përfshirje në sulmin ndaj anijes luftarake ruse
Serwer: Beogradi e di se pa njohjen e Kosovës nuk ka anëtarësim në BE
Kurti: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE
Sveçla: Është avancuar sovraniteti në veri, Shala vlerëson rolin e Policisë dhe Agjencisë Kosovare të Intelegjencës
Protestë në Prishtinë kundër vrasjes së grave, kërkohet që femicidi të bëhet vepër e veçantë penale
Mashtrim në emër të Policisë dhe Agjencisë së Sigurisë Kibernetike, qytetarëve u kërkohet kujdes