Prishtinë, 25 nëntor 2026 20:05
Drejtori ekzekutiv i organizatës “SBUNKER”, Fitim Gashi, e ka cilësuar situatën në veri të Kosovës si arritjen më të madhe të Qeverisë Kurti, duke vlerësuar se gjatë këtij mandati është shënuar transformim në shtrirjen e institucioneve dhe adresimin e strukturave ilegale të mbështetura nga Serbia.
Gashi ka thënë se qeveritë e mëparshme nuk kanë pasur vullnet të mjaftueshëm për t’u marrë me strukturat ilegale në veri.
“Pajtohem që veriu është arritja më e madhe e kësaj qeverie, pra le të themi krenaria më e madhe që edhe ata vetë e pranojnë. Situata në veriun e Kosovës dhe transformimi që ka ndodhur në gjashtë vitet e fundit, ajo çfarë ka bërë qeveria aktuale nuk është se e kanë bërë qeveritë e kaluara”, ka deklaruar Gashi.
Megjithatë, ai ka theksuar se procesi i shtrirjes së autoritetit institucional nuk ka përfunduar, pasi në veri vazhdojnë të funksionojnë struktura paralele, veçanërisht në sektorët e arsimit dhe shëndetësisë.
Sipas tij, këta dy sektorë mbeten ndër sfidat kryesore me të cilat duhet të merret Qeveria e Kosovës.
Duke folur për sektorët e tjerë të qeverisjes, Gashi ka vlerësuar se gjatë mandatit ka pasur ngecje dhe se nuk sheh ndonjë çështje ku është arritur një rezultat përfundimtar me përfitime të prekshme për qytetarët.
Kritika ka adresuar edhe ndaj politikës së jashtme dhe diplomacisë së Kosovës, të cilat i ka cilësuar si jofunksionale.
Ai ka përmendur katër njohjet e reja të Kosovës si suksesin kryesor në këtë drejtim, por ka theksuar se meritat nuk i takojnë vetëm Qeverisë.
Gashi ka vlerësuar se në procesin e njohjeve ka pasur rol edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, si dhe partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë të Kosovës.
Ndërkaq, si një nga mangësitë kryesore të politikës së jashtme, ai ka përmendur mungesën e përparimit në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Kurti: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE
Aida Çoroviq: Serbia duhet të përballet me të vërtetën për Kosovën- t’a njoh pavarësinë dhe të hapë arkivat politike
Fetoshi: Presione për një Serbi edhe më kërcënuese, Lista Studentore sinjalizon vazhdimësinë e politikës ekspansioniste
“Millosheviqi ende në kokat e tyre”, Despot kritikon narrativat e Listës Studentore
Konjufca ia kërkon homologut grek njohjen e Kosovës
Shqipëria mohon çdo përfshirje në sulmin ndaj anijes luftarake ruse
Sveçla: Është avancuar sovraniteti në veri, Shala vlerëson rolin e Policisë dhe Agjencisë Kosovare të Intelegjencës
Protestë në Prishtinë kundër vrasjes së grave, kërkohet që femicidi të bëhet vepër e veçantë penale