Prishtinë, 1 korrik 2026 20:01
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se kanë vazhduar përgatitjet për dislokimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në kuadër të misionit të Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (FNS), pas vendimit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës për pjesëmarrjen në këtë mision.
Sipas Maqedoncit, aktualisht katër pjesëtarë të FSK-së i janë bashkuar misionit dhe do të shërbejnë në shtabin e FNS-së, ku do të kontribuojnë në planifikimin, koordinimin dhe mbështetjen e operacioneve.
Ai bëri të ditur se pjesa tjetër e kontingjentit ka përfunduar të gjitha përgatitjet operacionale dhe logistike dhe, pas koordinimit me shtabin e FNS-së, do të dislokohet në Gaza për të nisur kryerjen e detyrave në kuadër të misionit.
“Pas vendimit të Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës për angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të misionit të Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (FNS), po vazhdojnë përgatitjet për dislokimin e kontingjentit tonë në koordinim të ngushtë me shtabin e FNS-së. Aktualisht këtij misioni i janë bashkuar katër pjesëtarë të FSK-së, të cilët do të shërbejnë në shtabin e FNS-së, duke kontribuar në planifikimin, koordinimin dhe mbështetjen e operacioneve të misionit. Pjesa tjetër e kontingjentit ka përfunduar të gjitha përgatitjet operacionale dhe logistike dhe, pas koordinimit me shtabin e FNS-së, do të zbarkojë në Gaza për të filluar kryerjen e detyrave në kuadër të misionit”, ka shkruar Maqedonci në një postim në Facebook.

Maqedonci: Serbia mbetet kërcënim për sigurinë e Kosovës
FSK avancon kapacitetet e Policisë Ushtarake përmes trajnimit me Gjermaninë
Qeveria planifikon ta procedojë në shkurt 2027 projektligjin për formimin e Xhandarmërisë
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
29 kadetë të FSK-së nisin rrugëtimin ushtarak në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Kurti: Partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet prioritet i Kosovës
Lista Serbe merret me fushatën zgjedhore në Serbi, ndërsa projektet kapitale në veri presin
Vuçiq dhe Radoiçiq në të njëjtën skenë politike, fotografia e lidhjeve mes pushtetit dhe krimit