Prishtinë, 13 korrik 2026 09:56
Dy oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), nënkolonel Besim Gashi dhe nënkolonel Arben Avdyli, kanë përfunduar me sukses studimet në Institutin “Kolegji i Bashkuar i Luftës”, që funksionon në kuadër të Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Republikën e Turqisë, përcjell VeritasInfo.
Sipas njoftimit, programi i këtij institucioni të nivelit të lartë është i fokusuar në përgatitjen e oficerëve në nivel strategjik, duke zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e tyre në fushën e udhëheqjes, planifikimit strategjik dhe vendimmarrjes në mjedise komplekse të sigurisë.
FSK vlerëson se shkollimi i oficerëve në institucione prestigjioze ushtarake të vendeve partnere ndikon drejtpërdrejt në avancimin e kapaciteteve profesionale dhe rritjen e ndërveprueshmërisë me forcat e vendeve aleate, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

FSK avancon kapacitetet e Policisë Ushtarake përmes trajnimit me Gjermaninë
Qeveria planifikon ta procedojë në shkurt 2027 projektligjin për formimin e Xhandarmërisë
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
29 kadetë të FSK-së nisin rrugëtimin ushtarak në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Protesta vazhdon në Prishtinë, Policia raporton hedhje të mjeteve piroteknike
Kurti: Serbia fsheh krimet dhe mbron kriminelët, duhet trysni ndërkombëtare
Roth: Serbia e gjorë, pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së