Prishtinë, 28 maj 2026
Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, ka paralajmëruar për përpjekje të vazhdueshme të Serbisë për të ndikuar në proceset zgjedhore në Kosovë përmes propagandës, dezinformimit dhe strukturave të lidhura me krimin e organizuar.
Sipas Fetoshit, ndërhyrjet synojnë cenimin e integritetit të zgjedhjeve dhe ushtrimin e ndikimit politik mbi komunitetin serb në Kosovë, përmes mekanizmave të ndryshëm që lidhen me Beogradin zyrtar dhe Lista Serbe.
Ai ka theksuar se propaganda dhe fushatat e dezinformimit po përdoren për të krijuar pasiguri dhe tensione politike, ndërsa nuk ka përjashtuar as forma të tjera të ndërhyrjes, përfshirë presionin ndaj votuesve dhe manipulimin e opinionit publik.
Fetoshi ka vlerësuar se Serbia vazhdon ta përdorë Lista Serbe si instrument politik për të ruajtur ndikimin në Kosovë, duke shfrytëzuar rrjete politike, ekonomike dhe kriminale për të kontrolluar votën e qytetarëve serbë.
Ai ka bërë thirrje që institucionet e Kosovës të jenë vigjilente dhe të rrisin bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për të parandaluar çdo tentativë që mund të cenojë procesin demokratik dhe sigurinë zgjedhore në vend.
Sipas tij, përveç propagandës mediale, ndërhyrjet mund të manifestohen edhe përmes kërcënimeve, shantazheve dhe përdorimit të vendeve të punës apo ndihmave sociale për ndikim politik gjatë proceseve zgjedhore.

FSK avancon kapacitetet e Policisë Ushtarake përmes trajnimit me Gjermaninë
Qeveria planifikon ta procedojë në shkurt 2027 projektligjin për formimin e Xhandarmërisë
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
29 kadetë të FSK-së nisin rrugëtimin ushtarak në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Protesta vazhdon në Prishtinë, Policia raporton hedhje të mjeteve piroteknike
Kurti: Serbia fsheh krimet dhe mbron kriminelët, duhet trysni ndërkombëtare
Roth: Serbia e gjorë, pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së