PRISTINA, KOSOVO - June 30, 2020: Kosovo and American flags wave in city center on June 29, 2020 in Pristina, Kosovo. President Hashim Thaci, who was the former political leader of the Kosovo Liberation Army (KLA), has denied allegations from a Hague-based prosecutor that he committed war crimes during the 1998-99 conflict with Serb forces. Thaci's indictment led to the postponement of a White House meeting between the leaders of Kosovo and Serbia, which refuses to recognize Kosovo's independence. (Photo by Ferdi Limani/Getty Images)
Prishtinë, 25 maj 2026 13:05
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po largohen nga politika e ndërtimit të shteteve dhe ndërhyrjeve të drejtpërdrejta në Ballkanin Perëndimor, duke u fokusuar tashmë në stabilitet, partneritete strategjike dhe interesa të përbashkëta ekonomike.
Kjo thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit drejtuar Kongresit mbi politikën amerikane ndaj rajonit.
Në pjesën që i kushtohet Kosovës, raporti thekson se forcat amerikane vazhdojnë të jenë pjesë e misionit të NATO-s, KFOR, i cili konsiderohet kyç për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes në Kosovë.
Po ashtu, SHBA-ja vazhdon të mbështesë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë profesionale të mbrojtjes territoriale dhe multietnike.
Raporti nënvizon se SHBA-ja do të vazhdojë të inkurajojë Kosovën dhe Serbinë për të avancuar në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, me synim arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të pranueshme për të dyja palët.
Në dokument thuhet se “epoka e ndërtimit të shteteve nën udhëheqjen amerikane ka përfunduar” dhe se politika e re amerikane në Ballkanin Perëndimor nuk synon më “shpëtimin apo rindërtimin”, por stabilitetin dhe partneritetet me përfitim të ndërsjellë.
Administrata amerikane synon të fuqizojë aktorët lokalë që vetë të zgjidhin sfidat e tyre, ndërsa SHBA-ja do të ofrojë mbështetje vetëm aty ku përfshirja amerikane konsiderohet e nevojshme dhe në interes të saj strategjik.
Raporti vlerëson se investimet amerikane në rajon gjatë dekadave të fundit kanë sjellë rezultate konkrete dhe kanë krijuar marrëdhënie të forta me të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.
Përveç stabilitetit rajonal, SHBA-ja identifikon si prioritete kryesore edhe luftimin e ndikimit rus dhe kinez, forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, investimet në energji dhe infrastrukturë, si dhe luftën kundër krimit të organizuar.
Në raport thuhet se rajoni mbetet me rëndësi të drejtpërdrejtë për interesat ekonomike dhe të sigurisë së SHBA-së, ndërsa aktorët “keqdashës”, si Rusia dhe Kina, po përpiqen të shfrytëzojnë korrupsionin dhe paqëndrueshmërinë për të rritur ndikimin e tyre.

“Agjenturat serbe kanë rritur aktivitetin”/Eksperti i sigurisë kërkon fokus të shtuar në brezin kufitar
Kurti: Nuk është në rregull që Radoiçiq është ende i lirë
Policia demanton pretendimet serbe: Asnjë armë nga Kosova nuk është përdorur për zjarrin në territorin e Serbisë
Njohësit e sigurisë: Narrativat serbo-ruse synojnë të frikësojnë serbët e Kosovës
Kosova dhe Shqipëria përfitueset e para nga fondi i ShBA-së
Shala: Institucionet e sigurisë kanë ndërtuar kapacitete të rëndësishme për përballjen me operacionet e inteligjencës së huaj
Qeveria e Kosovës investon 2.77 milionë euro për banim social në Vushtrri
Limani: Në njërin lokacion në Zubin Potok dyshohet se trupat u zhvendosën për të fshehur krimet
Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh e shantazh Fatmir Sheholli