Screenshot
Zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjeneral Major Enver Cikaqi, po merr pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane 2026 në Gjermani, me ftesë të Komandantit të Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, Gjeneral Christopher Donahue.
Sipas njoftimit të FSK-së, kjo konferencë është një nga ngjarjet kryesore të Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (U.S. Army Europe and Africa), ku marrin pjesë gjeneralë dhe komandantë të lartë nga vendet aleate dhe partnere.
Në këtë forum ushtarak të nivelit të lartë, përfaqësuesit diskutojnë mbi sfidat aktuale të sigurisë në Evropë, rajon dhe më gjerë, si dhe mbi forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Sipas FSK-së, konferenca shërben si platformë për bashkërendimin e bashkëpunimit ndërmjet ushtrive evropiane dhe forcave amerikane, me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve dhe rritjen e gatishmërisë së përbashkët.

FSK avancon kapacitetet e Policisë Ushtarake përmes trajnimit me Gjermaninë
Qeveria planifikon ta procedojë në shkurt 2027 projektligjin për formimin e Xhandarmërisë
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
29 kadetë të FSK-së nisin rrugëtimin ushtarak në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Protesta vazhdon në Prishtinë, Policia raporton hedhje të mjeteve piroteknike
Kurti: Serbia fsheh krimet dhe mbron kriminelët, duhet trysni ndërkombëtare
Roth: Serbia e gjorë, pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së