Prishtinë, 03.04.2026 18:36
Kryeministri Albin Kurti pasi u rikthye në Kuvend ka deklaruar se ulja e TVSH-së dhe akcizës për naftën do të krijonte një boshllëk të konsiderueshëm financiar në buxhetin e shtetit.
Ai shtoi se Qeveria është duke përgatitur Pakon e Inflacionit 2.0 në vlerë prej 200 milionë eurosh për të përballuar rritjen e çmimeve dhe për të mbështetur qytetarët dhe bizneset.
Gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për çmimet e naftës, Kurti theksoi se, në situata sfiduese, është e lehtë të kërkohen zgjidhje të shpejta, por Qeveria synon masa të qëndrueshme dhe afatgjata.
Ai përmendi se edhe ekonomitë më të mëdha në botë janë sfiduar nga rritja e çmimeve të karburanteve dhe energjisë, ndërsa në Kosovë furnizimi me derivate nuk ka pasur mungesa.
Kryeministri shpjegoi se ulja e TVSH-së dhe akcizës duket si një zgjidhje e thjeshtë, por është e kushtueshme dhe efekti i saj nuk është i garantuar.
“Në këtë kohë sfiduese, çmimet e naftës dhe energjisë kanë luhatje të vazhdueshme dhe është e lehtë të kërkohen zgjidhje të shpejta. Por detyra jonë nuk është të gjejmë rrugën më të lehtë, por ta zgjedhim rrugën më të drejtë, më të dobishme dhe më të qëndrueshme për vendin tonë. Situata aktuale ka sfiduar edhe ekonomitë më të mëdha në botë. Te ne efekti më dramatik nuk ka dhënë ende shenjat e veta pasi nuk ka pasur kufizim të furnizimit dhe as humbje të derivateve”, ka thënë Kurti.

Roth: Serbia e gjorë, pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së
Qeveria e Kosovës: Shfaqja e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së dëshmi e lidhjeve me Serbinë
Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Radoiçiq, pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit
Policia e Kosovës: Fushatat zgjedhore të Serbisë nuk lejohen në Kosovë
Zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Ndikimi rus është jashtëzakonisht i madh
12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, në Arabi
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave