Prishtinë 04 Prill 2026. 17:16
Mandati pesëvjeçar i Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës përfundoi të shtunën, dhe ajo ia dorëzoi detyrën kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut.
Në fjalën e saj, Osmani theksoi se një nga dëshirat e saj ka qenë që të largohet nga posti duke lënë pas një grua. Ajo gjithashtu shpresoj që vendi së shpejti të zgjedhë presidentin e ri.
“Gjithnjë ka qenë një prej dëshirave të mia të mëdha që kur të dalë ta lë një grua pas. Dhe sot kjo dëshirë po më plotësohet.Nuk do të jetë punë e lehtë, edhe unë i kam provuar të dyjat. Sado që të dyja detyrat kanë sfidat e veta, të jesh kreu i shtetit janë përgjegjësi e jashtëzakonshme. Shpresojmë që Kuvendi sa më parë të jetë e mundur do ta zgjedh presidenten e re në mënyrë që të kemi stabilitet institucional, në një kohë kur bota po përballet me kriza të mëdha”, tha Osmani në fjalën e saj.
Ndryshe, Osmani ishte presidentja e gjashtë e Kosovës. Ajo këtë detyrë e mori më 4 prill 2021, pas fitores me Lëvizjen Vetëvendosje.

Policia e Kosovës: Fushatat zgjedhore të Serbisë nuk lejohen në Kosovë
Zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Ndikimi rus është jashtëzakonisht i madh
Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Çfarë të pengon te shqiptarët e bashkuar?”
Zgjedhjet nën llupë: Iniciativat Qytetare në Serbi ngrenë pikëpyetje për fushatën dhe faljet e Vuçiqit
Kamberi: Diskriminimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve kërkon përgjigje të përbashkët
Shiroka-Pula nis zyrtarisht mandatin si presidente e Kosovës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n