Tiranë, 23 nëntor 2026 09:51
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka mohuar përfshirjen e vendit në sulmin me dronë detarë ndaj një korvete ruse në portin e Bengazit, në Libi, pas raportimeve se mjetet pa ekuipazh mund të jenë nisur nga territori shqiptar.
Përmes një reagimi zyrtar, diplomacia shqiptare i ka cilësuar këto raportime si të pasakta, duke theksuar se Shqipëria nuk ka pasur asnjë rol në këtë incident dhe se territori i saj nuk është përdorur për organizimin apo lehtësimin e sulmit.
“Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në këtë incident dhe territori i saj nuk është përdorur, e as nuk është vënë në dispozicion, për nisjen apo lehtësimin e një sulmi të tillë”, thuhet në reagimin e Ministrisë.
Institucioni ka hedhur poshtë kategorikisht pretendimet, duke vlerësuar se ato janë publikuar pa prova të verifikueshme.
Po ashtu, Ministria u ka bërë thirrje personave dhe institucioneve përgjegjëse për përhapjen e këtyre informacioneve që t’i korrigjojnë ato, duke kërkuar më shumë saktësi dhe përgjegjshmëri në raportimin e çështjeve me ndjeshmëri të lartë ndërkombëtare.
Ndërkohë, sulmi ndaj korvetës ruse “Merkury” ndodhi më 22 nëntor në bazën detare të Bengazit. Sipas raportimeve të Associated Press, gjashtë dronë detarë dyshohet se e kishin shënjestruar anijen, katër prej të cilëve u interceptuan, ndërsa dy arritën ta godisnin.
Autoritetet në Libinë lindore kanë bërë të ditur se kanë nisur hetime për zbardhjen e rrethanave të sulmit. Deri më tani, pretendimet për nisjen e dronëve nga Shqipëria nuk janë mbështetur me prova publike të pavarura.

Serwer: Beogradi e di se pa njohjen e Kosovës nuk ka anëtarësim në BE
Kurti i drejtohet Zelenskyt: Njiheni Kosovën, mos i lini hapësirë propagandës së Putinit
Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve
Kosova angazhon kompani amerikane për lobim në Uashington
Specialja në rend dite, deputetët sot përballen me votimin e ligjit
Kamberi e Memeti të kujdesshëm ndaj pushtetit të ri: Shqiptarët presin rezultate, jo premtime
Shqipëria mohon çdo përfshirje në sulmin ndaj anijes luftarake ruse
Lista Serbe shtyn formimin e një komiteti për komunitetet pakicë
Dorëshkrimet e Gustav Majerit, dëshmi për lashtësinë dhe veçantinë e gjuhës shqipe
Demokratët dominojnë Kongresin amerikan, sigurojnë 258 vende në Dhomën e Përfaqësuesve