Beograd, 25 Nëntor, 2026 08:47
Përballja e Serbisë me realitetin në Kosovë, hapja e arkivave politike, dokumenteve dhe rishqyrtimi i vendimeve që kanë formësuar marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës për vite me radhë, është përsëri në fokusin e publikut pas fjalimit të gazetares dhe aktivistes serbe, Aida Çoroviq në emisionin “Balkan Rules Podcast”.
Çoroviq tha se Serbia, më saktësisht se Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, duhet të pranojë të vërtetën për Kosovën, duke hapur pyetjen se sa e gatshme është hapësira politike dhe shoqërore në Serbi për një përballje serioze me të kaluarën, por edhe me faktet që janë shtypur politikisht për dekada.
“Tema e Kosovës në Serbi përdoret shpesh si mjet mobilizimi politik, ndërsa qytetarëve u jepen mesazhe që nuk korrespondojnë me situatën aktuale në terren. Në vend të një diskutimi të hapur rreth pasojave të politikës që u zhvillua, Kosova u paraqit për vite me radhë përmes narrativave politike, premtimeve dhe strategjive që nuk çuan në një zgjidhje”, tha Çoroviq .
Ajo shtoi se pranimi i realitetit në Kosovë, sipas mendimit të një numri gjithnjë e në rritje kritikësh të një politike të tillë, nuk do të thotë vetëm njohje formale, por edhe braktisje e iluzioneve politike, përballje me përgjegjësinë dhe hapje hapësire për një të ardhme të ndryshme.
“Në këtë kontekst, çështja e Kosovës nuk është më vetëm një çështje e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, por edhe një çështje e zhvillimit demokratik të Serbisë, lirisë së medias, transparencës dhe gatishmërisë së shoqërisë për t’u përballur me faktet. Pranimi i realitetit mund të jetë hapi më i vështirë politikisht, por mund të jetë hapi i parë drejt daljes nga rrethi vicioz në të cilin e kaluara përdoret vazhdimisht për të bllokuar të ardhmen e të gjithë rajonit”, deklaroi Aida Çoroviq në prezantimin e saj.
Aida Çoroviq, u bë e njohur për publikun pasi hodhi vezë në një mural kushtuar kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mladić, për të cilin u dërgua për pak kohë në ambientet e policisë. Ajo është një aktiviste serbe e të drejtave të njeriut, gazetare dhe politikane. Për njëzet vjet, deri në vitin 2013, ajo drejtoi organizatën joqeveritare “Urban” në Novi Pazar.

Fetoshi: Presione për një Serbi edhe më kërcënuese, Lista Studentore sinjalizon vazhdimësinë e politikës ekspansioniste
“Millosheviqi ende në kokat e tyre”, Despot kritikon narrativat e Listës Studentore
Konjufca ia kërkon homologut grek njohjen e Kosovës
Shqipëria mohon çdo përfshirje në sulmin ndaj anijes luftarake ruse
Serwer: Beogradi e di se pa njohjen e Kosovës nuk ka anëtarësim në BE
Kurti i drejtohet Zelenskyt: Njiheni Kosovën, mos i lini hapësirë propagandës së Putinit
Aida Çoroviq: Serbia duhet të përballet me të vërtetën për Kosovën- t’a njoh pavarësinë dhe të hapë arkivat politike
Monumentet dhe asetet kulturore drejt mbrojtjes më të avancuar institucionale
Humbjet e Rusisë në Ukrainë, vlerësohen mbi 720 mijë ushtarë të vrarë
Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për apelimin e dënimit prej 17 muajsh