Prishtinë, 02.04.2026 19:24
KosovaPress ka siguruar transkripta të komunikimeve mes të akuzuarve për spiunazh për BIA-n serbe, Jelena Gjukanoviq dhe Aleksander Vllajiq, të cilët hetohen për veprën penale të spiunazhit.
Sipas këtyre materialeve, komunikimet e zhvilluara më 7 dhjetor 2022 hedhin dritë mbi mënyrën e funksionimit dhe shkëmbimit të informatave që dyshohet se lidhen me BIA.
Nga biseda mes këtyrë të dyve konfirmohet se Gjukanoviq dhe Vlajiqi shin bashkëpunëtorë në veprën penale të spiunazhit.
Komunikimi që ka siguruar KosovaPress, mes këtyre të dyve, ku flasin për BIA-n, i takon datës 7 dhjetor 2022.
Në një nga bisedat, Vlajiq shprehet në mënyrë pozitive për raportimet që Gjukanoviq i kishte përgatitur për BIA-n serbe.
“(Qesh). Super.”
Ndërsa Gjukanoviq shton:
“Ata do të sëmuren duke e lexuar”
Sipas burimit të KosovëPress, me këtë ajo i referohet strukturave të inteligjencës serbe.
Në vijim të komunikimit, ata përdorin termin “firmë e madhe”, duke iu referuar BIA-s, ndërkohë që flasin për “të dhënat” që i kanë përcjell shërbimit serb.
“…mund të ishte shumë më mirë, por përmbajtja është e saktë”, thuhet mes tjerash në komunikimin e tyre, që vërteton bashkëpunimin e tyre me shërbimin serb (BIA).
Ndërkaq, nga ajo që i kthen Vlajiq, se “Të gjitha janë të qarta. Ata i kanë të gjitha ato dhe ka kush merret me to”, sipas burimeve brenda Prokurorisë, konsiderohet si indikacion se materialet e përgatitura janë përcjell më tej.
Ndryshe, të dy të dyshuarit, Gjukanoviq dhe Vlajiq, janë përfshirë në hetime për veprën penale të spiunazhit, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi provat e tjera në këtë rast.
Ata flasin edhe për “cilësinë” e materialeve që Gjukanoviq, sic konfirmon burimi, ka përgatitur për BIA-n.
Ndërkaq, nga ajo që i kthen Vlajiq, se “Të gjitha janë të qarta. Ata i kanë të gjitha ato dhe ka kush merret me to”, sipas burimeve brenda Prokurorisë, konsiderohet si indikacion se materialet e përgatitura janë përcjell më tej.
Ndryshe, të dy të dyshuarit, Gjukanoviq dhe Vlajiq, janë përfshirë në hetime për veprën penale të spiunazhit, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi provat e tjera në këtë rast.
KosovaPress pati raportuar për arrestimin e Jelena Gjukanoviqit, më 28 shkurt 2025, derisa ishte e punësuar në OSBE, nën dyshimin se kishte përcjell informacione të dokumentuara që lidhen drejtpërdrejt me rendin kushtetues dhe sigurinë institucionale të Republikës së Kosovës te Aleksandar Vllajiq, i identifikuar si agjent rezident i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA).
Ndaj të tyre ka raste të hapura, ndërsa nesër Gjukanoviq do të dalë sërish para Gjykatës.
Vlajic: (Qesh). Super.
7 dhjetor 2022 16:11:59
Djukanovic: Ata do të sëmuren duke e lexuar (Edhe këtu, Jelena i referohet BIA-s, për të cilët kinse thotë se do të lodhen duke lexuar raportimet e saj).
dhjetor 2022 16:12:06 (UTC+1)
A. Vlajic: Jo more. Është një firmë e madhe me shumë mendimtarë/njerëz të mençur (Vlajic me termin firmë/kompani i referohet BIA-s).
7 dhjetor 2022 16:12:31 (UTC+1)
Djukanovic: Atë e besoj.
Djukanovic: Ata kanë nga A deri në S se çfarë ka thënë dikush (Me këtë, Jelena lartëson punën e BIA-s, duke i portretizuar se kinse ata dinë gjithçka).
7 dhjetor 2022 16:13:36 (UTC+1)
J. Djukanovic: Zot, as me stilin e të shkruarit nuk munda të merresha, mund të ishte shumë më mirë, por përmbajtja është e saktë.
7 dhjetor 2022 16:14:16 (UTC+1)
- Vlajic: Pusho. Të gjitha janë të qarta. Ata i kanë të gjitha ato dhe ka kush merret me to (Vlajic e konfirmon se materialet e pranuara nga Jelena, i ka dërguar tek BIA).

“Serbia synon destabilizimin e Kosovës”, ekspertët flasin pas aktakuzës ndaj Shehollit
Hapi i radhës drejt funksionalizimit të Fabrikës së Municioneve në Gjakovë
“Agjenturat serbe kanë rritur aktivitetin”/Eksperti i sigurisë kërkon fokus të shtuar në brezin kufitar
Kurti: Nuk është në rregull që Radoiçiq është ende i lirë
Policia demanton pretendimet serbe: Asnjë armë nga Kosova nuk është përdorur për zjarrin në territorin e Serbisë
Njohësit e sigurisë: Narrativat serbo-ruse synojnë të frikësojnë serbët e Kosovës
Kurti: Diskutimet do të vazhdojnë, për herë të parë kemi folur pë emra të përveçëm
Komisioni për të Zhdukurit: Çdo rezultat është një hap drejt së vërtetës për familjet
Donjeta siguron finalen, ndeshet me rusen e Serbisë
Mbytet 20-vjeçari nga Kosova në liqenin e Komanit