Prishtinë, 03.04.2026 07:15
Republika Federale e Gjermanisë po vazhdon të forcojë mbështetjen për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) përmes programit “Enable and Enhance”, duke kontribuar në rritjen e kapaciteteve operacionale dhe profesionale të saj.
Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka pranuar sot një donacion në vlerë prej 3 milionë eurosh nga Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë. Ky financim është i dedikuar për realizimin e pesë projekteve konkrete, të cilat synojnë plotësimin e flotës së transportit ushtarak dhe avancimin e kapaciteteve të mbështetjes mjekësore në kuadër të FSK-së.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e vlerësoi këtë mbështetje si dëshmi të partneritetit të fortë ndërmjet dy vendeve dhe si një hap të rëndësishëm drejt rritjes së gatishmërisë dhe profesionalizmit të forcave të sigurisë.
“Ky donacion është një kontribut i rëndësishëm në zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve tona mbrojtëse, veçanërisht në fushën e transportit ushtarak dhe mbështetjes mjekësore, duke rritur efikasitetin dhe gatishmërinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, theksoi Maqedonci.
Gjatë takimit me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, i cili zyrtarizoi donacionin, u diskutua gjithashtu për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy shteteve.
Ky donacion konsiderohet si një tjetër hap konkret në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i jep sektorit të sigurisë në Kosovë.

Qeveria planifikon ta procedojë në shkurt 2027 projektligjin për formimin e Xhandarmërisë
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
29 kadetë të FSK-së nisin rrugëtimin ushtarak në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Protesta vazhdon në Prishtinë, Policia raporton hedhje të mjeteve piroteknike
FSK e gatshme për situata komplekse operacionale dhe taktike
Roth: Serbia e gjorë, pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së
12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, në Arabi
Qeveria e Kosovës: Shfaqja e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së dëshmi e lidhjeve me Serbinë