Prishtinë 02 Prill 2026 12:14
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph është takuar me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
“Gjermania vazhdon të qëndrojë krah për krah me Kosovën në forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë”, shkroi Ambasada Gjermane në një postim në Facebook.
Gjatë takimit, u tha se ambasadori “theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në kuadër të iniciativës Enable and Enhance — me 3 milionë euro në vitin 2026 për pesë projekte kyçe”.
“Këto projekte fokusohen në forcimin e shërbimeve mjekësore, logjistikës dhe kapaciteteve të zjarrfikjes brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) — kontribute konkrete që rrisin gatishmërinë operacionale dhe zhvillimin institucional. Takimi përfshiu gjithashtu asistencën e vazhdueshme të Gjermanisë për trajnimin ushtarak: kadetët kosovarë që aktualisht po ndjekin trajnim gjuhësor në Gjermani do të vazhdojnë me arsimimin për oficerë në përputhje me standardet e NATO-s — një investim në gjeneratën e ardhshme të lidershipit brenda FSK-së”, thuhet në njoftimin e Ambasadës,
“Përveç kësaj, programi bilateral për vitin 2026 parasheh një gamë të gjerë aktivitetesh të përbashkëta, duke përfshirë shkëmbime ekspertësh dhe trajnime në logjistikë, polici ushtarake dhe arsimim për oficerë. Gjermania ka qenë një partner i besueshëm për FSK-në që nga fillimi — dhe mbetet e përkushtuar për thellimin e këtij bashkëpunimi dhe për mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik”, thuhet tutje në njoftim.

Qeveria planifikon ta procedojë në shkurt 2027 projektligjin për formimin e Xhandarmërisë
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
29 kadetë të FSK-së nisin rrugëtimin ushtarak në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Protesta vazhdon në Prishtinë, Policia raporton hedhje të mjeteve piroteknike
FSK e gatshme për situata komplekse operacionale dhe taktike
Roth: Serbia e gjorë, pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së
12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, në Arabi
Qeveria e Kosovës: Shfaqja e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së dëshmi e lidhjeve me Serbinë