Prishtinë, 02 Prill 2026 08:50
Këshillet e sigurisë së Kosovës dhe i Shqipërisë duhet të mblidhen menjëherë, thotë analisti Ben Andoni, referuar situatës deklaratave të përsëritura të presidentit amerikan, Donald Trump, për tërheqjen e SHBA-së nga NATO.
Andoni ka theksuar se dy shtetet duhet të kenë takim të përbashkët, teksa ngreh alarm se me largimin e SHBA-së, rrjedhimisht trupave amerikane të KFOR-it, barra do t’u bjerë aleatëve më të ngushtë të Kosovës – Shqipërisë dhe Turqisë.
“Këshilli i Sigurisë në Shqipëri dhe ai në Kosovë duhet të mblidhen menjëherë. Sepse një largim i forcave amerikane e gjithë pjesa do bjerë tek aleatët e ngushtë të Kosovës, që janë Shqipëria dhe Turqia. Në këtë kohë të dyja vendet do duhej të kishin qoftë edhe mbledhje të përbashkët të këshilleve të sigurisë sepse ne vazhdimisht gjendemi në kërcënime të hapura”.

Qeveria planifikon ta procedojë në shkurt 2027 projektligjin për formimin e Xhandarmërisë
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
29 kadetë të FSK-së nisin rrugëtimin ushtarak në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Protesta vazhdon në Prishtinë, Policia raporton hedhje të mjeteve piroteknike
FSK e gatshme për situata komplekse operacionale dhe taktike
Roth: Serbia e gjorë, pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së
12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, në Arabi
Qeveria e Kosovës: Shfaqja e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së dëshmi e lidhjeve me Serbinë