Prishtinë, 10 shkurt 2026 19:10
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, njoftoi se pas konsultimeve me partitë politike për seancën konstituive që do të mbahet nesër, është arritur konsensus i plotë mes të gjitha subjekteve.
Basha bëri të ditur se, sipas kërkesës së PDK-së, seanca nuk do të mbahet në orën 12:00 siç ishte parashikuar, por në orën 17:00, për shkak të zhvillimeve në Hagë, ku po mbahet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ai shtoi se të gjithë udhëheqësit politikë janë dakorduar që votimi për pesë nënkryetarët e Kuvendit të bëhet njëherësh, në një pako, për të përshpejtuar konstituimin e Kuvendit dhe më pas procedimin e votimit të qeverisë.
“Ka pasur konsensus për raportin, për votimin e kryetares ose kryetarit, si dhe për votimin në pako të pesë nënkryetarëve, me qëllim që Kuvendi të konstituohet sa më shpejt dhe më pas të vazhdohet me qeverinë”, deklaroi kryeparlamentari.
Basha theksoi se institucionet do të themelohen shumë shpejt dhe se procesi pas konstituimit të Kuvendit do të vazhdojë me votimin e qeverisë dhe më pas me votimin e buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë afat ligjor.
“Pas të gjitha diskutimeve, kishte konsensus të plotë dhe ishte propozim i të gjitha partive politike apo liderëve të partive të komuniteteve jo shumicë, joserbe. Propozim i tyre ishte i qartë, që të shkohet në votim në pako, pra në pako të votohet për pesë nënkryetarët. Ka pasur konsensus për raportin, kryetares, kryetarit, ka pasur konsensus të votohet në pako për të pesë nënkryetarët dhe ka konsensus pra në këtë mbledhje. Pritet themelimi i institucioneve shumë shpejt, pastaj të vazhdohet edhe me votimin e qeverisë dhe pastaj sigurisht sic e dini na pret votimi i buxhetit e marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat e kanë një afat”, tha Basha pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit